Ka përfunduar varrimi 5 anëtarëve të familjes Bllaca që vdiqën në mënyrë tragjike të martën në Gjilan. Ky rast tragjik kishte shokuar të gjithë banorët e Gjilanit dhe Kosovës. Nuk mbahet mend të ketë pasur rast më i trishtueshëm se ky i familjes Bllaca, shkruan Gazeta Mejdani.
Njerëzit tanimë janë mbledhur në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.
Trupi i nënës Hanife, babait Zeqiri, vëllezërit Blerim e Fisnik dhe motra Valdete Bllaca tani do të pushojnë pranë njërit tjetrit në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.
Të martën, sipas Policisë së Kosovës, Valdete Daka, me profesion police, ka privuar nga jeta me armë zjarri zyrtare dy prindërit dhe dy vllezërit e saj.
Më poshtë mund të gjeni disa pamje nga ceremonia e varrimit të familjes pesëanëtarëshe.