Analisti i njohur politik, Shkodran Ramadani, ka bërë dy shkrime dhe i ka botuar në murtin e tij në Facebook. Ai gjërat po i sheh teks po vështirësohen ato, shkruan Gazeta Mejdani.
I njohur me çasjet e tij rreth zgjedhjeve sidomos të fundit, Ramadani ka qenë mjeftë aktiv nëpër disa emisione televizive para zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas tij, LDK-ja po heziton të pranojë ofertën e VV-së për koalicion të mundshëm mes tyre.
“Beteja mes LDK-se dhe VV-se nuk po behet vec per numer te ministrive dhe postin e Presidentit, por edhe per menyren se si do te qeveriset” ka thënë ai.
Ramadani ka thënë gjithashtu se Kurti po e shfrytezon të kaluarën e LDK-se e cila ka një CV të pasur të koalicioneve me PDK-ne. Ai po mundohet qe ta paraqes LDK-ne si parti qe deshiron ta mbaje PDK-ne ne pushtet dhe me kete percepcion ta dergoje vendin ne zgjedhje per te shpresuar ne nje epersi me te thelle.
Gjithashtu, Shkodran Ramadani thotë se Kurti po e çon LDK-në në zgrip te dezintegrimit. Ky skenar nuk është ende real, por duke e polarizuar LDK-në brenda saj, ai ia zvogelon kapacitetin politik kesaj partie, e shtyn ne trend negativ dhe ia pamundeson rritjen.
Shkrimi i tij i plotë:
Beteja mes LDK-se dhe VV-se nuk po behet vec per numer te ministrive dhe postin e Presidentit, por edhe per menyren se si do te qeveriset. Duket se ngerçi eshte krijuar nga kushti i Kurtit qe po kerkon qe pushteti i Kryeministrit te jete absolut dhe te kete te drejten per t’i kontrolluar te gjitha vendimet e ministrave dhe t’i shkarkoje sa here te doje ai. Krejt keto pa miratimin e LDK-se.
LDK-ja nuk mund te pranoje nje marreveshje te tille, normalisht. Por Vjosa & Co. po e shohin kete propozim te Kurtit si mundesi per te neutralizuar garden e vjeter brenda LDK-se. Nje marreveshje e tille do t’i linte Isen, Luten e Agimin me pak ndikim dhe me rast te mire per Vjosen. Prandaj ajo nuk ben zhurme dhe madje ekzaltohet ne fotografi me te.
Kurti po e shfrytezon te kaluaren e LDK-se e cila ka nje CV te pasur te koalicioneve me PDK-ne. Ai po mundohet qe ta paraqes LDK-ne si parti qe deshiron ta mbaje PDK-ne ne pushtet dhe me kete percepcion ta dergoje vendin ne zgjedhje per te shpresuar ne nje epersi me te thelle.
Strategjia e Kurtit, qysh nga letra qe ia kishte shkruajtur Isa Mustafes pak dite para zgjedhjeve, ka qene e dyfishte:
Homogjenizimi i brendshem i partise se tij, ku diferencat ne VV shkrihen komplet ne figuren e liderit;
Dhe
Heterogjenizimi i LDK-se, permes te cilit ai thekson diferencat ekzistuese ne LDK dhe i forcon ato per te prodhuar ferkime e tensione mes gardes se vjeter dhe te re.
Kurti po eksploaton mire percarjet brenda LDK-se dhe po i perkthen ne favor te vetin dhe po e ben organizaten e tij me kompakte. Duket se eshte gjithnje eshte nje hap para LDK-se.
Vjosa nderkohe po e luan rolin e Kalit te Trojes dhe po i sherben mire strategjise se Kurtit. Sepse po e sheh ate si mundesi dhe ndihme per t’u bere figura kryesore ne LDK.
Kurti po e çon LDK-ne ne zgrip te dezintegrimit. Ky skenar nuk eshte ende real, por duke e polarizuar LDK-ne brenda saj, ai ia zvogelon kapacitetin politik kesaj partie, e shtyn ne trend negativ dhe ia pamundeson rritjen.
Discussion about this post