Nuk është hera e parë që Dr. Mustafa Bjarami i drejtohet opinionit mbarë në lidhje me problemin e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, shkruan Gazeta Mejdani.
Në kohën kur Serbia e pati filluar këtë aksion armiqësor ndaj vendit tonë, ai menjëherë pati reaguar duke thënë se kjo çështje mund të jetë serioze. Në anën tjetër, politikanë e diplomatë kosovarë kishin shkruar atëbotë se tërheqja e njohjeve bie ndesh me ligjet ndërkombëtare, andaj, sipas tyre, propaganda e Serbisë nuk qëndron por është propagantë sa për të hapur mjegulli para qytetarëve të Kosovës.
Si kundër përgjigje ndaj kësaj, Bajrami kishte shkruar se fjalët e politikanëve të Kosovës nuk janë të vërteta. Mbase, ai i kishte sfiduar ata me “argumente” duke thënë se tërheqja e njohjeve është praktikë që ka ndodhur në botë dhe se kjo po i ndodhë edhe Kosovës.
Në një nga shkrimet e tij, Dr. Bajrami ka përmendur edhe takimet e tij me liderë aziatikë, në veçanti me kryeministrin e Tajvanit, i cili i kishte thënë Bajramit se Tajvani po ballafaqohet seriozisht me problemin e tërheqjes së njohjeve. E gjithë kjo, i kishte thënë kryeministri tajvanez, po ndodhë si rezultat i presionit të Kinës që i bënte shteteve të ndryshme.
Në paraqitjen e tij me shkrim sot, Dr. Bajrami ka thënë se Kosova po pëson debakël në marrëdhënjet ndërkombëtare. Sipas tij, numri i ç’njohjeve të Kosovës ka arritur shifrën alarmante.
“Në vend se politikanët përgjegjës të merren seriozisht me këtë problem, ata po shesin mend dhe po tregojn pallavra, duke u aresyetur se kinse këto lajme nuk janë të vërteta, kinse kjo çështje bie ndesh me ligjet në marrëdhënjet ndërkombëtare” ka thënë ai.
“Unë po ju them qe ujku, ata po pyesin ku është tragu” ka shtuar Bajrami.
Shkrimi i tij i plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Vërejtje serioze me përgjegjësi morale dhe ligjore!
Pa marrë parasyshë se çka thonë politikanët tanë, kushdo qofshin ata, një gjë është mëse e vërtetë. Kosova është duke pësuar debakël në arënën ndërkombëtare, në marrëdhënjet ndërkombëtare.
Numri i ç’njohjeve të Kosovës po rritet, reputacioni i Kosovës jashtë po tkurret, e Serbia po ia arrin qëllimit. Në gjithë këtë amulli brengosëse për vendin, politikanët tanë majftojnë me deklarata sterile e duke na shitur mend me arsyetime të thata e të paqëndrueshme se kinse lajme për tërheqjen e njohjeve nuk janë të vërteta. Se, kinse kjo punë nuk paskësh mbështetje ligjore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Unë po them qe ujku, ata po pyesin ku është tragu!
Prandaj, prapë po them, siç kam thënë disa herë më parë, tërheqja e njoheve është praktikë ndërkombëtare që ka ndodhur disa herë më parë. Leni ju llafet kinse po i dini ligjet, se s’jeni tu e ditë asnjë. Kam përmendur me emra shtetet të cilave u janë tërhequr njohjet, sikur që kam përmendur me emra shtetet që i kanë tërhequr njohjet. Bëhuni seriozë, merrni masa e lëvizni në drejtim të ndaljes së tërheqjes së njohjeve të Kosovës.
Nëse s’dini, vetni ata që i dinë këto sene, e nëse s’mundeni, kërkoni ndihmë jashtë vendi.
E vërteta e hidhur është se Kosovës po i tëhiqen njohjet. Deri më tani, më shumë se 15 sosh.
Boni punë e mos na shitni pallavra!
A jeni tu nie o njerëz të mirë…!/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post