Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ministria e Shëndetësisë i la gati dy vite pa barna pacientët e Hemodializës!

September 19, 2019
14
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
QKUK

Ampula “Ferric Hydroxide In Complex With Sucrose”, e cila është e domosdoshme për tu përdorur gjatë procesit të Hemodializës, është duke munguar gati që dy vite. Procesi i përzgjedhjes që Operatorit të ri tashmë po dështon që disa herë. Për këtë çështje “Front Online” ka kërkuar sqarime nga zyra e ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli, por gati as për tri javë pritje nuk ka arritur t’i marrë ato.

Ka gati dy vite që pacientet të cilët duhet t’i nënshtrohen procesit të Hemodializës, një ampulë të rëndësishme që duhet të përdoret gjatë procesit e cila është “Ferric Hydroxide In Complex With Sucrose”, duhet ta sigurojnë vetë, pasi që Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) që drejton Uran Ismajli nuk po mund ta përzgjedh Operatorin Ekonomik (OE) për furnizim me këtë ampulë.

Gjatë ditëve të fundit ministri Ismajli është para shpesh duke promovuar hapësira të rregulluara brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por pjesa dërmuese e pacienteve që janë të shtrirë aty detyrohen t’i blejnë edhe gjërat më elementare të domosdoshme për trajtim e tyre.

Në bazë të një hulumtimi që ka bërë “Front Online” ka parë se në këtë proces prokurimi kanë aplikuar tri kompani. Kompania “Exclusive Corporation” ka ofertuar me 80,967.60 euro dhe në këtë çmim e ka të llogaritur edhe TVSH-në prej 8%, ashtu siç parashihet me ligj. Po ashtu edhe kompania tjetër “Pharma Leader” në këtë tender ka ofertuar 79,254.00 euro dhe po në këtë çmim e ka llogaritur edhe TVSH-në e derisa kompania tjetër “Liri-Med” ka ofertuar me 78,540.00€ pa llogaritur fare TVSH-në prej 8%, ashtu siç parashihet me ligj.

Pas shqyrtimit të ofertave zyra e prokurimit e kësaj Ministrie për kontratë kishte rekomanduar kompaninë “Pharma Leader”, e cila ishte kompania e përgjegjshme më çmimin më të ulët, por i pakënaqur me këtë kompania konkurrente “Liri-Med” i është drejtuar me ankesë Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe kjo e fundit qe disa herë po urdhëron që lënda të rikthehet në rivlerësim. Por vendimi i fundit i gjykatës së tenderëve edhe më shumë e ka komplikuar situatën, pasi dy institucione kompetente – Ministria e Shëndetësisë dhe Dogana e Kosovës, po thonë se produkti në fjalë në bazë të ligjit i nënshtrohet TVSH-së prej 8%.

“Front Online” për këtë çështje të ndejshme i ka dërguar pyetje zyrës së mediave, sekretarit, por edhe ministrit Uran Ismajli, por pavarësisht gati dy jave pritje nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

Por, jo zyrtarisht zyrtarë të kësaj ministrie të gjithë fajin për kaosin e krijuar po ia hedhin Doganës së Kosovës e cila sipas tyre në kundërshtim me ligjin ka lejuar një Operator Ekonomik që një sasi të këtij produkti ta fus në Kosovë pa iu nënshtruar pagesës së TVSH-së. “Produkti në fjalë ka TVSH. Dogana e Kosovës e ka komplikuar situatën. Në këtë proces ka punë Prokuroria” thotë jo zyrtarisht një zyrtar i lartë i kësaj ministrie.

Për këtë çështje “Front Online” ka kërkuara përgjigje të detajuara nga Dogana e Kosovës, por edhe pas dy javë pritje nga ta ka arritur të marrë vetëm një përgjigje të përgjithësuar që nuk lidhës direkt me pyetjet e dërguara.

Arton Demasaj, nga organizata “Çohu”, thotë se zvarritja e procesit për më shumë se një vit flet mjaft. Sipas tij, autoritet për vendosjen e TVSH-së është Dogana e Kosovës e jo Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik. “Vetë zvarritja tregon se ka tendencë të manipulimit të procesit e në këtë rast është i ndjeshëm dhe i dhimbshëm, pasi po e pëson një kategori e njerëzve që kanë shumë nevojë, siç janë pacientët me hemodializë. Në rastin konkret nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Dogana e Kosovës thonë se produkti duhet t’i nënshtrohet TVSH-së më së paku nevojë ka OSHP-ja ta bllokojë këtë proces” ka thënë më parë Demhasaj për gazetën “Zëri”.

Sipas tij, në këtë rast Prokuroria duhet t’i nisë menjëherë hetimet dhe ta zbardhë këtë rast, pasi po përfitojnë individët e caktuar e po dëmtohen qytetarët që kanë nevojë për këtë produkt. “Në raste si kjo organet e drejtësisë duhet të reagojnë sa më shpejt. Ato nuk duhet të lejojnë që për interesa të individëve ose të institucioneve të caktuara të lejojnë të dëmtohen qytetarët e Kosovës, sidomos ata që kanë më së shumti nevojë nga barnat e Listës Esenciale, pasi kanë trajtim të rregullt tri herë në javë”, ka thënë Demhasaj. /Front Online/

Share14Tweet

Related Posts

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

August 12, 2022

Mjekët po ikin nga ju, jo pse po dëshirojnë ata!

April 12, 2022

Punëtorët e shëndetësisë do të protestojnë para qeverisë!

November 8, 2021

Situata po del jashtë kontrollit: Psikiatria e mbushur me fëmijë që po përdorin drogë!

October 23, 2021

Pse vaksinat kundër COVID-19 kanë efekt të kufizuar?

October 22, 2021

Marrja e përditshme e aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze!

October 16, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.