Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se sa më shpejt të jetë e mundur, ushtarët turq do të shkojnë në krye të detyrës në Azerbajxhan.
Hulusi Akar i shoqëruar nga shefi Shtabit të Përgjithshëm – gjeneralarmate Yasar Guler, komandanti Forcave Tokësore – gjeneralarmate Umit Dundar, komandanti i Forcave Ajrore – gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz, komandanti i Forcave Detare – admirali Adnan Ozbal dhe zëvendësministrat e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare – Suay Alpay dhe Muhsin Dere, vizitoi kompaninë turke të Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore (TUSAS).
Të mirëpritur nga Drejtori i Përgjithshëm i TUSAS – Temel Kotil, Kryetari i Bordit – Rafet Bozdogan dhe zyrtarë të tjerë, Akar dhe delegacioni shoqërues morën informacione në lidhje me projektet e kompanisë.
Në fjalën e rastit, Akar u shpreh në lidhje me mocionin presidencial për dërgimin e trupave turke në Azerbajxhan, tha: “Siç parashikon edhe mocioni, Mehmetçikët (ushtarët turq) do të marrë përsipër misionin në Azerbajxhan sa më shpejt të jetë e mundur. Në lidhje me këtë, Forcat tona Tokësore kanë përfunduar përgatitjet e tyre”.
Duke bërë të ditur se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kanë arritur një sukses të madh duke çliruar territoret e tyre të pushtuara nga Armenia prej gati 30 vitesh, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar për Karabakun Akar tha: “Ne kemi bërë bisedime me Rusinë. Ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet bërë për të mbrojtur të gjitha të drejtat dhe interesat e vëllezërve tanë azerbajxhanas”.
Ai reagoi ndaj deklaratave të disa politikanëve perëndimorë se “ushtria Azerbajxhanase dogji dhe shkatërroi Karabakun”.
“Këto deklarata joreale janë vlerësime krejtësisht të gabuara. Ushtria azerbajxhanase nuk bëri asgjë kundër ligjit ndërkombëtar. E vërteta dhe thelbi i asaj që bëri Azerbajxhani është çlirimi i territoreve të tij nën pushtim prej 30 vjetësh. Të akuzosh ushtrinë azerbajxhanase për shkatërrim është me të vërtetë një neglizhencë dhe gabim i madh”, tha Akar.