Gruaja rrahu burrin dje në Prizren, gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje.Policia ka arrestuar të dyshuarën femër dhe me vendimin e prokurorit ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan KosovaPost
‘Prizren 09.01.2020-23:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkalike, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Ashkali.
Si provë materiale është konfiskuar një mjet ndërsa e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës., thuhet në raportin policor.