Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Merkel dhe vizita në Aushvic!

December 8, 2019
38
SHARES
5.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ines Pohl

Ka disa vite që po shtohen zërat në Gjermani, që kërkojnë që e shkuara t’i lihet së shkuarës dhe t’i jepet fund përballjes së përhershme me fajin, me të cilin e ka ngarkuar nacionalsocializmi Gjermaninë. Njëkohësisht po shtohen krimet e nxitura nga urrejtja ndaj hebrenjve.

Shkruan: Ines Pohl

Të dyja këto kuptohet që janë në një kontekst. Para dy muajsh gjetën vdekjen dy vetë nga një ekstremist i djathtë, i cili, në ditën më të rëndësishme të festës hebraike, Jom Kippur, tentoi të sulmonte një sinagogë të mbushur me besimtarë në Halle (Saale). Në fund ishte vetëm rastësia që e shmangu masakrën. Hebrenjtë në Gjermani sërish kanë nisur të kenë frikë për jetën e tyre. Kjo është një e vërtetë e tmerrshme!

Përkon me personalitetin pragmatist e të kthjellët të kancelares, që vizitën e saj të parë në ish-kampin gjerman të shfarosjes e zhvillon me ftesë të Fondacionit Aushvic-Birkenau. Fondacioni angazhohet për ruajtjen e monumenteve përkujtimore. Konform kësaj linje të menduari pasoi fjalimi i Merkelit, se kujtimi dhe sidomos përgjegjësia gjermane nuk marrin fund kurrë. Historia duhet rrëfyer vazhdimisht – “përherë e përherë”. “Aushvici ishte një kamp shfarosjeje i ngritur nga gjermanët.” Kjo përgjegjësi mbetet gjithmonë pjesë e identitetit kombëtar dhe nuk do të marrë fund asnjëherë.

Kushdo që ka qenë në në Aushvic, e merr me mend sesa të vështirë mund ta ketë një kryeministre gjermane që të gjejë fjalët e duhura në atë vend. Angela Merkel i gjeti. Ajo nuk mjaftohet me mpirjen e pafjalë të ndjenjës së fajit. Por nxjerr opsione fare të qarta veprimi për të tashmen. Nuk është thjeshtë retorikë të tërhiqet vëmendja për krimet e reja që burojnë nga intoleranca, tha Merkel. Edhe sot po përjetojmë racizëm dhe fjalime që nxisin urrejtje. Antisemitizmi po bëhet kërcënim jete për hebrenjtë në Gjermani e në Europë. Dhe Aushvici i vë detyrën kujtdo që të angazhohet në mbrojtje të dinjitetit të tjetrit. “Nuk duhet ta harrojmë kurrë. Ky kapitull nuk duhet të mbyllet kurrë. Dhe as nuk duhet të relativizohet.”

Prej 14 vjetësh. Angela Merkel është kancelare e Gjermanisë dhe solidariteti i vetëdijshëm me hebraizmin dhe kujtimi reflektues i mizorisë së nazistëve janë përbërës të pandashëm të mandateve të saj si kancelare. Ajo ka qenë pesë herë në memorialin izraelit të Holokaustit, Yad Vashem, më 2009-ën, me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama, ishte në kampin e përqendrimit Buhenvald (Gjermani), më 2013-ën vizitoi të mbijetuarit në kampin e përqendrimit Dahau (Gjermani), më 2015-ën ishte aty sërish me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të tij.

Tani kancelarja ishte për herë të parë në Aushvic, kampi, që si asnjë vend tjetër, simbolizon krimet e nazistëve e që konsiderohet si metafora e vrasjeve masive industriale. Mbi një milionë njerëz u vranë aty. Për mua, si gjermane, është tronditëse dhe turpëruese ta them: Që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë që ajo shkoi atje pikërisht tani në një kohë kur antisemitizmi dhe nacionalizmi po rigjejnë vend në parlamentin gjerman – dhe kur hebrenjtë sërish kanë frikë të lëvizin lirshëm në rrugët dhe sinagogat e Gjermanisë. /DW/

Share6Tweet

Related Posts

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

July 1, 2022

Merkel ‘idiotja e dobishme’ e Putinit?

April 7, 2022

Sa dëmtohen Turqia dhe Gjermania nga lufta në Ukrainë?

February 25, 2022

FSK bënë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani!

February 21, 2022

Qeveria e re gjermane me qëndrim të prerë për Open Balkan, ja çfarë mendojnë ata!

December 22, 2021

Liberalizimi i vizave, Weber thotë Qeveria e re gjermane do të jetë avokat më i fortë për Kosovën brenda BE-së!

December 9, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.