Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është parë në Prishtinë, por ftesës së presidentit Thaçi për takim në orën 13:30 i është përgjigjur duke thënë se ndodhet jashtë Prishtinës.
Lajmi.net shkruar se i vetëdijshëm për fillimin e rrjedhjes së afatit kohor prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë, Kurti si duket po mundohet të përfitojë sa më shumë në kohë për të arritur një marrëveshje eventuale për formimin e Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje dje ka djegur njërën prej pozitave kryesore të negocimit me LDK-në, duke e votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, pozitë kjo e premtuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është ftuar sot nga presidenti Thaçi në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë.
Presidenti Thaçi në ftesën dërguar atij ka thënë se në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës, do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Discussion about this post