Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Martin Camaj, malësori bujar dhe evropiani erudit

July 23, 2019
0
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një shkrim me titull: Martin Camaj përherë me ne”, të shkruar më 2010, Ardian Klosi do ta cilësonte Profesorin me origjinë nga Dukagjini, si të “Përzemërt, me një mirësi të kultivuar, kur bashkohej malësori bujar me europianin erudit”.  Ismail Kadare e ka quajtur Martin Camajn, “Shkrimtari i Lartësive”, ndërsa ka shkruar se “Ndjesia e parë që provon lexuesi kur hyn në botën letrare të Martin Camajt është ajo e lartësisë”.  Ismail Kadare shkruan edhe për “vetminë e shkrimtarit”, duke nënvizuar se “Martin Camaj ka qenë, pa dyshim, shkrimtari më i vetmuar shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Duke i strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi, që iu siguronte pavarësinë, ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën”.

 Në këtë frymë të katrahurave shqiptare, Ernest Koliqi shkruante se Martin Camaj ishte “Pjestar i një djelmënije të vrugosun në shpirt nga nji stuhi ngjarjesh tepër shqetsuese, të nji djelmënije që u randue me vuajtje të pameritueshme ç’se filloi me marrë mend” dhe si i tillë, “Njofti mërgimin, burgimet, fushat përqendruese, punën e përdhunëshme…”  Ernest Koliqi, bashkpuntor i ngusht dhe mentor i Camajt, ka shkruar se Martin Camaj, “Trimnisht ka përdorur penën si të parët e tij taganin dhe pushkën”, duke thënë se, “Fisnikija e lashtë e malësorve, kalorsija e natyrshme që u pajisë shpirtin, pikon papritmas edhe në vepër të këtij pinjolli të tyne, e i cili e di harresën në të cilën bota e huej dhe vendase i la malet tona.”  Si pinjoll i atyre maleve, shkruan Koliqi në parathënjen e veprës së Camajt, “Djella”, Martin Camaj e kishte gjithmonë, “Parasyshë mospërfilljen e paevarëshme që shumica e qytetarëve ka dëftue për këta fatosa të lindun, e të cilët si kala e gjallë mbrojtën kombin nga sulmet e sllavëve”.   Megjithkëtë,  Koliqi shkruan se në veprat e tij, Camaj  “Lëshon nji kushtrim jo ma luftarak, por paqsuer, plot shpirtbardhsi dhe flakë dashunije vëllaznore”, duke cituar poetin:

 “Avitu, njeri!

Nga palci i urrjejtjes dëshiroj me dalë

Si bima prej fare në pranverë”.

Profesor Martin Camaj

 Edhe Ismail Kadare ka shkruar duke aluduar për këtë mospërfillje të shumicës së qytetarëve ndaj shkrimtarit dhe poetit Camaj, për të cilën ka shkruar Ernest Koliqi, duke theksuar se,”Përpara këtyre portave u gjend një ditë Martin Camaj.   Nuk ishte i nxjerrë jashtë mureve, si Fishta, Konica, Koliqi, por kjo nuk e bënte më pak të ndërlikuar problemin e tij.  Kishte qenë thjesht nënshtetas i atij vendi që quhej Shqipëri, por asnjëherë brenda kullës letrare.  Ka gjasë që për një kohë të gjatë, në nënvetëdijen e tij shestohej e paarritshmja: të bënte pjesë një ditë në atë fis apo në atë urdhër trillan.  Brenda kullës, përveç hijeve të mëdha, ishin shkrimtarë të gjallë, të ngjashëm me ta, por të padashur, si Lasgush Poradeci ose Mitrush Kuteli. Siç ishin të pakuptueshëm për epokën brenda së cilës u gjendën, ashtu do të ishin më pas, kur epoka të ndërrohej.”

Megjithse gjatë regjimit komunist, “porta ishte e mbyllur” për shkrimtarë e poetë si Martin Camaj, Kadare shkruan se Camaj  “Nuk i lejoi vetes asnjëherë që, duke përfituar prej lirisë që i jepte mërgimi të shkruante kundër sivëllezërve të tij në Shqipëri. Ishte e vërtetë se në kohën që ai kujtohej e bëhej merak për ta, ata nuk u kujtuan kurrë për të, por kjo nuk e shtyu asnjëherë t’u mbante mëri për shpërfilljen apo harresën e tyre të gjatë.  Ishte i ndjeshëm për gjendjen e tyre, për optimizmin e rremë e për ankthin e fshehur me kujdes midis festës po aq të rreme”, ka thënë Ismail Kadare duke përfunduar se, “Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha”, ka vlerësuar Ismail Kadare veprën dhe personin e Martin Camajt.

Në vitin 2010, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekoruar shkrimtarin dhe albanologun Martin Camaj me urdhërin “Nderi i Kombit” duke u shprehur se,”Kur kam firmosur Urdhërin “Nderi i Kombit” për Martin Camajn, kam patur parasysh përkushtimin e tij sipëror ndaj gjuhës sonë, artin e madh, dashurinë e vuajtur e poetike ndaj Shqipërisë së tij”, ka theksuar Presidenti Topi gjatë ceremonisë së organizuar me atë rast.  Gjatë fjalës së tij Presidenti Topi u shpreh gjithashtu se në jetën e Camajt, pamundësia e kthimit është tragjike, por fatlume për letrat shqipe. “Në asnjë vepër tjetër të letërsisë shqipe, nuk gjejmë kaq shumë atdhe, kaq shumë fëmijëri, kaq shumë vendlindje”, ka thënë ish-presidenti Topi.

Ardian Klosi, i cili ka shkruar se kishte njohur Martin Camajn për dy vjet pas shembjes së komunizmit, ka thënë se Martin Camaj kishte luajtur një rol të jashtzakonshëm në jetën e tij dhe se ai kishte qenë gjithashtu edhe njëri ndër kontribuesit kryesor në Lidhjen e Shkrimtarëve e Intelektualëve të pavarur, themeluar në qershor të vitit 1991. Ardian Klosi ka shënuar se, “Pak ditë para se të vdiste i dërgoi me telefon lidhjes sonë këtë mesazh që u bë më pas i famshëm për fjalinë e tij të fundit: “Të dashun miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë popull shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron.  Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj.”

 Megjith “mospërfilljet ndaj tij dhe me gjithë portën e mbyllur për të, në këtë 25-vjetor të vdekjes, Martin Camaj gjithnjë bën thirrje:

“Avitu njeri! Afrohuni shqiptarë!

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.