Përderisa presidenti Francez Emanuel Macron u ka bë thirrje vendeve arabe dhe muslimane të mos i bllokojnë produktet franceze, Erdogan është duke e bërë të kundërtën.
Nëpër vendet muslimane ka filluar një fushatë e paparë deri më tani kundër produkteve franceze. Gjithandej janë duke u organizuar fushata kundër këtyre produkteve.
Sot Erdoğan i ka bërë thirrje popullit turk: Mos blini asnjëherë mallra franceze.
Presidenti turk gjithashtu ka thënë se: Islamofobia dhe armiqësia ndaj muslimanëve, në disa vende të Evropës, është shndërruar në politikë të mbështetur në nivel presidencial.