Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Lufta në Ukrainë e ka trazuar Ballkanin, çfarë duhet të bëjnë BE dhe SHBA!

04/21/2022
12
SHPERNDARJE
2.2k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon në muajin e saj të dytë, një shqetësim i madh ka lindur në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Imazhet që vijnë nga Ukraina, kanë ringjallur kujtimet e tmerreve që përjetoi rajoni në vitet 1990, sidomos në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.

Shkruajnë: Dejana Saric & Pierre Morcos

Duke pasur parasysh lidhjet e forta ekonomike, ushtarake, dhe ato të fuqisë së butë të Rusisë, lufta aktuale ka ngritur shqetësime se Moska mund të përpiqet të destabilizojë më tej rajonin e Ballkanit, për ta shmangur vëmendjen nga fushata e saj ushtarake katastrofike në Ukrainë.

E etiketuar shpesh si “hallka më e dobët” e Evropës, Ballkani mund të shndërrohet në një burim të ri trazirash në një kontinent tashmë në kaos. Nën këtë sfond, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë duarkryq. Lufta në Ukrainë, ka ri-ngritur pyetjet mbi të ardhmen e integrimit euroatlantik të rajonit.

Edhe pse i rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, rajoni mbetet vetëm pjesërisht i integruar në strukturat euro-atlantike politike dhe ato të sigurisë. Ndërsa vendeve në Ballkan u kërkohet të marrin anë dhe të kontribuojnë në presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Rusisë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta dyfishojnë angazhimin e tyre ushtarak, politik dhe ekonomik në rajon.

Ndikimi aktual i Rusisë në Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë. Investimi ekonomik i Rusisë në rajon, është i fokusuar në sektorë strategjikë si energjia, teksa Moska ka shfrytëzuar sistemet e patronazhit partiak dhe korrupsionit.

Gjatë viteve të fundit, Rusia i ka forcuar lidhjet e saj ushtarake me Serbinë, duke i shitur asaj armë, avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Por është besimi ortodoks i rusëve, dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës, ai që hedhur themelet për fuqinë e saj të butë në rajon.

Kjo qasje i ka hapur rrugën depërtimit të fuqishëm të ndikimit rus në Serbi, Bosnjë dhe në Malin e Zi, ku segmente të rëndësishme të politikës janë shumë pro-ruse. Për udhëheqës si Aleksandar Vucic në Serbi dhe Milorad Dodik në Bosnje, lidhjet e ngushta me udhëheqjen ruse janë një çështje e mbijetesës politike.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, parë në Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje janë parë tubime pro-ruse nga grupimet e ekstremit të djathtë me lidhje direkte me Rusinë. Për fraksionet nacionaliste në mbarë rajonin, që e shohin Rusinë e Putinit si një mbrojtëse të ortodoksëve, pushtimi nga Rusia i një vendi ortodoks si Ukraina nuk është një kontradiktë shumë e madhe.

Të ndarë nga konteksti historik, këto grupe e shohin Rusinë si rikuperuese të një territori që i përket me të drejtë i rusëve, ashtu siç do të dëshironin ta shihnin Kosovën të “rikthyer” nën kontrollin e Serbisë.

Vetë Putin e ka përmendur shpesh shembullin e Kosovës si një justifikim për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe të sulmeve të saj në Donetsk dhe Luhansk. Ashtu si Ukrainën, Rusia e sheh Ballkanin Perëndimor si një zonë tampon, ku mund të ruajë një sferë ndikimi dhe të dëmtojë Perëndimin.

Në Malin e Zi, operativët rusë të FSB-së dhe GRU-së ishin në mesin e atyre që u arrestuan për shkak të një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016, që synonte të pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, mbështetja e Rusisë ndaj kësaj të fundit i minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kjo gjë e pengon edhe integrimin e të dyjave në Bashkimin Evropian. Ndërkohë kërcënimet e fundit të Rusisë për të vendosur veton ndaj ripërtëritjes të mandatit të forcës paqeruajtëse të BE-së në Bosnje, e kanë nënvizuar brishtësinë e kushtetutës së pasluftës në këtë vend.

Në të gjitha këto raste, Rusia ka treguar se mund të destabilizojë shumë lehtë Ballkanin. Pushtimi rus i Ukrainës i ka thelluar ndarjet midis zërave pro-perëndimorë dhe pro-rusë në të gjithë rajonin. Anëtarët e NATO-s, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u rreshtuan me shpejtësi me sanksionet e BE-së, ashtu siç bëri edhe Kosova që aspiron të bëhet pjesë e NATO-s.

Ndonëse mbështesin rezolutat e OKB-së që dënojnë veprimet e Rusisë, Serbia dhe Bosnja  kanë refuzuar t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë, duke u bërë kështu dy vendet e vetme evropiane që mbeten jashtë listës së shteteve “armiqësore” të Rusisë.

Në Bosnje është shumë e përhapur frika, se lufta në Ukrainë mund të sjellë destabilitet në Ballkan. Pamundësia për të pasur një pozicion të përbashkët në dënimin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, vjen për shkak të sjelljes pro-ruse të Dodik, anëtarit serb të presidencës trepalëshe të vendit.

Bosnja ndodhet muajt e fundit në krizën e saj më të rëndë të pasluftës, pikërisht për shkak të kërcënimeve të Dodik për tërheqjen nga institucionet federale të entitetit me shumicë serbe. Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, ambasadori rus në Bosnje i nxiti këto frikëra duke paralajmëruar se çdo afrim midis Bosnjës dhe NATO-s, do të sillte një reagim të Moskës, duke thënë:“Shembulli i Ukrainës, tregon atë që pritet të ndodhë!”.

Në Kosovë, ku ndjenjat e qytetarëve janë shumë pro-perëndimore dhe anti-ruse, kriza në Ukrainë ka rritur shqetësimet për sigurinë. Udhëheqësit e qeverisë, kanë kërkuar një rrugë më të shpejtë drejt anëtarësimit në NATO dhe një bazë të përhershme në NATO.

Edhe pse Mali i Zi iu bashkua me shpejtësi sanksioneve kundër Rusisë, ai nuk i ka zbatuar ende shumicën e tyre për shkak të grindjeve politike të brendshme. Qeveria pro-serbe e vendit, e cila u rrëzua pas një mocioni mosbesimi në muajin shkurt, por që mbetet ende në një rol kujdestar, është shumë e përçarë mbi sanksionet.

Dhe kjo ndarje zbulon edhe shkallën e ekspozimit ekonomik të vendit:Rusia është investitorja më e madhe e huaj direkte në Malin e Zi, duke investuar shumë në tregun e saj të pasurive të paluajtshme dhe në sektorë si metalurgjia.

Por nëse negociatat do te kenë sukses, një qeverie e re e udhëhequr nga pakica që do të formohet nga kryeministri i emëruar Dritan Abazovic i bllokut pro-perëndimor Bardh e Zi, mund të zbehë zërat pro-rusë që janë aktualisht në qeveri.

Vëmendja e Perëndimit është e përqendruar kryesisht në Serbi, ku lufta në Ukrainë përbën një sfidë shtesë për qeverinë, teksa ajo po përpiqej të luante një rol balancues midis Rusisë dhe Perëndimit përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe lokale të 3 prillit.

Në kushtet kur popullata i mban mend mirë kostot e sanksioneve perëndimore, presidenti Vucic është përpjekur ta portretizojë veten si kandidati më i aftë për të mbrojtur stabilitetin e Serbisë. I vetëdijshëm për një ndjenjë të fortë pro-ruse në vend, dhe për një kontroll të shtuar të BE-së dhe SHBA-së, Vucic ka qenë i bindur për rolin neutral të Serbisë në këtë krizë.

Serbia votoi pro dënimit të pushtimin rus të Ukrainës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por refuzoi të rreshtohej me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Pritet që fitorja të ndryshojë këtë ekuilibër, por nuk është e garantuar se Vucic do të anojë nga Perëndimi, sidomos tani që qeveria do të nisë negociatat për koalicionin e ri qeverisës.

Në këtë kontekst, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të shmangur destabilizimin e mëtejshëm në Ballkan. Në varësi të reagimit perëndimor, dy të ardhme shumë të ndryshme e presin rajonin:ose një destabilitet në rritje, të cilën mund ta shfrytëzojë Rusia, ose një integrim afatgjatë brenda komunitetit evropian.

Pas vitesh ngërçi, lufta brutale në Ukrainë po i detyron të gjithë aktorët të zgjedhin një rrugë të qartë politike, si dhe të marrin vendime të guximshme. Muajt e ardhshëm do të ofrojnë mundësinë për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit, duke filluar me një samit evropian kushtuar Ballkanit Perëndimor në qershor, organizuar nga Franca, si drejtuese e radhës e presidencës së BE-së.

Në nivel politik, është e domosdoshme që Evropa t’i përgjigjet thirrjeve në të gjithë rajonin për të përshpejtuar integrimin në BE në kontekstin e luftës në Ukrainë. Një proces i ringjallur i anëtarësimit, do të nxiste përparimin në reformat shumë të nevojshme të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në këto vende.

Ndërkohë, duhet që Bashkimi Evropian dhe NATO të rrisin mbështetjen e tyre për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e sundimit të ligjit dhe kundërshtimin e ndikimit dashakeq të Rusisë. Nga ana tjetër, udhëheqësit rajonalë duhet të bëjnë një bilanc të së ardhmes që duan të ndërtojnë për vendet e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Sali-Berisha

Sali Berisha i fiton zgjedhjet, sërish vie në krye të PD-së!

Gruri

Katastrofa ushqimore që po vjen!

A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe Perëndimit?

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe Perëndimit?

Rama u prezanton holandezëve portin gjigand të Durrësit, mbesin të mahnitur, aty përmendet edhe Prishtina!

Rama u prezanton holandezëve portin gjigand të Durrësit, mbesin të mahnitur, aty përmendet edhe Prishtina!

Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim!

Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim!

Mos i humb

Sali-Berisha
Shqipëri

Sali Berisha i fiton zgjedhjet, sërish vie në krye të PD-së!

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e...

Gruri

Katastrofa ushqimore që po vjen!

A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe Perëndimit?

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe Perëndimit?

Rama u prezanton holandezëve portin gjigand të Durrësit, mbesin të mahnitur, aty përmendet edhe Prishtina!

Rama u prezanton holandezëve portin gjigand të Durrësit, mbesin të mahnitur, aty përmendet edhe Prishtina!

Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim!

Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim!

Humbjet e ushtrisë ukrainase sipas Moskës!

Humbjet e ushtrisë ukrainase sipas Moskës!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.