Lojtarët e Llapit kanë bërë një gjest tepër të mirë në stadiumin e Gjilanit. Ata kanë falë namazin, dhe atë me xhematë mbi barin e njomë të stadiumit. Pas namazit kanë marrë duartrokitje të gjatë nga shikuesit në stadium, përcjell Gazeta Mejdani.
Kështu, dje është zhvilluar një nga ndeshjet më interesante të Superligës së Kosovës në futboll, në mes të Gjilanit dhe Llapit.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2 me 2.
Po flitet gjithandej se falja a namazit u ka ndihmuar në motimin dhe kanë nxjerrë një pikë shumë të vlefshme.
Qytetarët gjilanas po pyesin sikur të ishin falë edhe lojtarët e “Gjilanit” pas tyre, a thua si do të përfundonte rezultati?!
Muhamed Bajrami, një simpatizant i flakët i ekipit të Gjilanit ka thënë: “Edhe pse humbën një pikë në këtë ndeshje, “hallall” u qoftë ajo pikë llapjanëve”.
Në anën tjetër, Seid Abazi gjithashtu simpatizant i Gjilanit i ka thënë gazetares së Gazeta Mejdanit se ka ndjerë kënaqësi të madhe derisa po i shikonte lojtarët e Llapit duke falë namazin.
‘Për të gjithë ne shikuesit ka qenë një motivim i mirë, ka thënë Seid Abazi”, shkruan Gazeta Mejdani