Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home TOP Lajme

Lojë apo taktikë: Anton Quni tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së!

March 14, 2021
4
SHARES
744
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Antin Quni

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni pak para se të filloj Kuvendi i LDK ka tërhequr kandidaturën e tij për kryetar.

Quni përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se procesi i sotëm zgjedhor, shënon një etapë të re për zhvillimin e demokracisë së brendshme të LDK-së, një etapë të ripërtëritjes dhe avancimit të reformave të brendshme.

“Prandaj, sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Quni.

Lexoni më poshtë statusin e tij të plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë, të nderuar delegatë të Kuvenditi të LDK-se e sidomos Ju mbështetës së kandidaturës sime për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Zgjedhjet e 14 Shkurtit, treguan një momentum të ri në skenën e zhvillimeve politike, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës, shënoi rezultatin më kritik që nga themelimi i saj. Në këto rrethana, duke bartur mbi supe përgjegjësinë për të rikonsoliduar dhe për të rivendosur “Lidhjen” tonë aty ku e meriton, ashtu siç kam dëshmuar në momente shumë të vështira për proceset shtetndërtuese të Kosovës, isha i pari, edhe kësaj radhe, që kam shpallur kandidaturën time, për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.Kuvendet zgjedhore kanë dëshmuar shpeshherë zëra kundërshtues, pikëpamje divergjente dhe momente të vështira kundrejt përpjekjeve për të avancuar reformat brenda partisë.Në këtë kuptim edhe procesi i sotëm zgjedhor, shënon një etapë të re për zhvillimin e demokracisë së brendshme të LDK-së, një etapë të ripërtëritjes dhe avancimit të reformave të brendshme.Prandaj, Sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.Por gjithsesi, nga formacioni i ri i udhëheqjes së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të kërkoj llogaridhënie për të ri-vendosur dinjitetin e humbur të secilit nga anëtarët e sidmos, të ju garantojmë qytetarëve një rikthim dinjtoz me një qeverisje kualitative, që promovon vlerat më të larta të integritetit, kompetencës profesionale dhe transparencës.Nga udhëheqja e re pritjet janë që të garantojnë gjithëpërfshirje në procesin e vendimmarrjes në LDK, mundësi të reja për anëtarë kredibil, përfaqësim të barabartë për gratë dhe të rinjtë në strukturat e të gjitha niveleve brenda partisë.Poashtu, në raport me zhvillimet dhe proceset për interesin e shtetit, akoma i kemi shumë të freskëta veprimet e dhunimit të institucioneve shtetësore që duke përdorur kauzat kombëtare këto procese u përdorën për agjenda politike të disa partive politike, duke bërë që këto pasoja t’i ngarkohen barrë pozicionit ndërkombëtar të shtetit si dhe poceseve që ngadalësuan agjendën evropiane por edhe agjendën e reformave dhe proceseve shtetërore. Prandaj, dua që udhëheqja e re të gjykojë drejt dhe të tejkalojë interesat e agjendave politike, të luajë rolin e një opozite konstruktive për proceset shtetndërtuese e posaçërisht që fuqizojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës; por njëkohësisht, për të kërkuar më shumë llogaridhënie, përgjegjësi, dhe transparencë në funksionimin e institucioneve në përputhje me standardet më të larta të demokracisë, ashtu siç i takon një opozite të fuqishme të një demokracie parlamentare.Udhëheqja e re e LDK-së, duhet të zhvillojë dhe duhet të prezantojë ide për të bërë të mundur që diaspora jonë t’a ankorojë të ardhmen e vet në atdheun e tyre, për t’i dhënë hapësirën e mjaftueshme në LDK.Poashtu, nga udhëheqja e re kërkoj që reforma dhe procesi i vet-pastrimit të transformojë gjithë fizionominë e LDK-së dhe kështu të përmbushim amanetin e presidentit Rugova, për të ngritur në nivelin më të lartë të përgjegjësisë, forcimin e “Lidhjes” sonë.Të dashur mbështetës, delegatë, anëtarë të Lidhjes Demokratike,Të jesh një parti kaq e dëshmuar siç është “Lidhja” jonë, është një e gjë e rëndomtë të ngjitesh, biesh, lëndohesh, goditesh, baltosesh; por, fuqia e “Lidhjes” është e dëshmuar sepse ka ditur të ri-ngrihet, të konsolidohet dhe të rikthehet edhe më e fuqishme.Në fund, gjej rastin që mbështetësve, të gjithë delegatëve e posaçërisht delegatëve të Lidhjes Demokratike të Degës në Prizren të cilët në mënyrë unanime kanë përkrahur kandidaturën time, Ju faleminderit për përkrahjen Tuaj të pakursyer. Poashtu, Ju faleminderit për motivin që më jepni çdo ditë, për të materializuar këtë energji në cdo vendim që marr, e në çdo proces që e ushëheqë.Ju jam shumë mirënjohës dhe falenderues pa fund, ndërkohë që ju garantaoj se do jem zëri Juaj për të ju përfaqësuar denjësisht në strukturat e LDK-së, apo në cfarëdo roli tjetër, sa herë që më kërkohet.Do të jemi së bashku në sfidat e reja; në rrugëtimin tonë të ri të “Lidhjes” sonë; në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt realizimit të ëndrrës sonë Rugoviane.Na priftë e mbara!I Juaji,Antoni

ShareTweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.