Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Limaj i bindur se Nisma me 6 tetorit do të shënojnë fitore madhështore!

September 22, 2019
5
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nisma Socialdemokrate në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 6 tetorit, mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat në Prishtinë.

Nga kryeqyteti, kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj tha se sa më shumë që do të jetë e përfaqësuar Nisma në Parlament, aq më e sigurt do të jetë marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave të Kosovës, dhe se në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma, suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar. Kandidati për kryeministër edhe në Prishtinë theksoi se koalicioni në krye me partinë e tij, do të jetë befasia e 6 tetorit. Limaj i cili përfaqëson koalicionin Nisma-AKR-PD, iu paraqiti strukturave në Prishtinë dhe parimet qeverisëse, e sipas tij fokus do të ketë te paketa sociale.

Limaj foli edhe për rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, teksa iu bëri të ditur atyre që të kenë kujdes në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit për shkak të sfidave që presin institucionet e ardhshme vendore. “Zëri ynë, i këtij koalicioni të udhëhequr nga Nisma do të jetë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës. Sa më shumë Nismë në Parlamentin e Kosovës, aq më shumë do të jetë e sigurt marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave të Kosovës… I kam disa arsye që po e them këtë, jo për të rrahur gjoks, sepse sa më shumë Nismë, ka më shumë ide, ka më shumë kompetencë, më shumë vendosmëri, sa më shumë Nismë, ka më shumë bashkim për interesa të shtetit.

Në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar”, tha ai. Limaj para strukturave foli edhe për partitë e tjera, teksa tha se ato po flasin për të kaluarën, ndërsa Nisma për të ardhmen me projekte konkrete. “Ne po flasim për të ardhmen e vendit, të tjerët flasin për të kaluarën. Ne po mundohemi të shpalosim projekte konkrete për vitet e ardhshme, kur të tjerët kanë pasur mundësi t’i bëjnë qe 10 vjet e nuk kanë bërë asgjë. Ne vazhdojmë të themi që atë që e kemi bërë për dy vjet, të japim rezultate konkrete, të tjerët disa po mundohen t’i marrin ato merita, e disa s’kanë çka bëjnë”, tha Limaj. Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi thuri lavde për të parin e partisë, njëherësh pretendentin për kryeministër, duke thënë se Fatmir Limajështë njeriu i duhur në kohën e duhur. Sherifi foli dhe për partinë e tij, ku tha se ajo nuk njeh zvogëlim, por vetëm rritje çdo ditë. “Nisma nuk njeh zvogëlim, Nisma njeh vetëm rritje, Ju jeni njeriu i duhur i kohës së duhur,sepse për 5 vjet pas daljes në skenë si kryetar, keni dëshmuar që asgjë tjetër nuk vlen pos transparenca, sinqeriteti dhe gatishmëria për të dhënë gjithçka prej vetes në funksion të rritjes së shtetit në funksion të mirëqeniessë qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Degës së Nisma në Prishtinë, njëherësh ministri Skënder Reçica tha se ata janë alternativa e vetme qeverisëse dhe për këtë iu kërkoi qytetarëve që të votojnë për Nismën. “Ne jemi alternativa për shtetin e qëndrueshëm evropian, ku qytetarët do të kenë mundësi të barabarta, do të kenë jetë më të mirë, punësim dhe arsim e mirëqenie më të mirë. Për shkak se vlerat që ne udhëheqim kanë për objektivat shtetin dhe qytetarin në qendër”, u shpreh Reçica. Kandidatët për deputetë të Nismës në Prishtinë janë Bilall Sherifi, Endrit Shala, Skender Reqica, Jeton Svirca, ArbenitaHalilaj, Dardan Krasniqi, Artan Neziri, Afërdita Gjonbalaj, Shkurta Berisha.

Share5Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.