
Është e evituar përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Në shortin e hedhur të martën në Amsterdam Kosova është shortuar në një grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, kurse Shqipëria në një grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.
Në dy grupet e tjera janë: Mali i Zi, Qipro, Luksemburgu dhe Azerbajgjani si dhe Gjerogjia, Maqedonia e Veriut, Estonia dhe Armenia.
Liga e Kombëve do të fillojë në shtator të këtij viti.