Liga Arabe ka vendosur të mbajë takime të jashtëzakonshme në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm për të diskutuar zhvillimet në Libi.
Liga Arabe ka vendosur të mbajë takime të jashtëzakonshme në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm për të diskutuar zhvillimet në Libi.
Sipas agjencisë egjiptiane të lajmeve MENA, vendimi i mbledhjes së Ligës Arabe u mor pas kërkesës së bërë nga ana e Egjiptit.
Agjencia bën të ditur se takimi do të kryesohet nga përfaqësuesi irakian dhe të diskutohet situata e fundit në Libi.
Ndërkaq sipas lajmit të gazetës shtetërore egjiptiane “Ahbar Al-Yevm” administrata e Kajros i bëri thirrje Ligës Arabe për një mbledhje të jashtëzakonshme “në mënyrë që të përcaktojë një pozicion të përbashkët, sepse zhvillimet në Libi mund të ndryshojnë në atë masë sa të rrezikojë sigurinë rajonale”.
Gjenerali puçist Halife Haftar, komandant i forcave ushtarake në lindje të Libisë, më 4 prill kishte urdhëruar një sulm ndaj kryeqytetit Tripoli, ndërsa njësitë e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e filluan një kundërofensivë të koduar “Burkan Al-Gadab”./Gazeta Mejdani/