Ushtria e Libisë tha se një autokolonë me 80 automjete ushtarake të milicëve të Halife Haftar, udhëheqësi i forcave të paligjshme të armatosura në pjesën lindore të Libisë u nis nga qyteti Cufra për në qytetin El-Lud.
Zëdhënësi i ushtrisë libiane, Muhammed Kununu në deklaratën e bërë nga nëpërmjet llogarisë në rrjetin social “Facebook” të zyrës për media të operacionit “Vullkani i Zemërimit” tha se një autokolonë me 80 automjete ushtarake të milicëve të Halife Haftar i dërgua në qytetin Lud në afërsi të Sirte.
Ai tha se dërgesa ushtarake realizohet pas 5 shkeljeve të mëparshme të armëpushimit nga ana e milicëve të Haftarit, kurse forcave të ushtrisë libiane u është dhënë direktiva për të qenë në gatishmëri.
Kryeministri i Libisë, Fayiz es-Serraj dhe Akile Salih, Kryetari i Kuvendit të Përfaqësuesve në Tobruk, që është aleati politik i Haftarit, kishin marrë vendim për armëpushim më 21 gusht.
Në këtë kuadër parashikohet që Sirte dhe Cufra të jenë zona të çtensionuara (pa armë), rifillimi i prodhimit dhe eksportit të naftës në vend, largimi nga vendi i ushtarëve të huaj dhe mercenarëve si dhe zhvillimi i zgjedhjeve të këshillit presidencial dhe të përgjithshme në muajin mars.