Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Politika e Rusisë për Libinë!

01/16/2021
11
SHPERNDARJE
1.5k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Can Acun

Libia është një vend i rëndësishëm për sa i përket pozicionit të saj gjeopolitik në kontekstin e Afrikës së Veriut, Mesdheut Lindor dhe Evropës Jugore dhe është gjithashtu një vend shumë i pasur për sa i përket burimeve energjetike.

Shkruan: Can Acun

Në këtë aspekt fuqitë rajonale dhe globale dëshirojnë të jenë ndikuese në luftën e vazhdueshme për pushtet në vend dhe të kenë një rol në trajtësimin e të ardhmes së Libisë. Rusia është në krye të këtyre vendeve.

Para rrëzimit të Kadafit nga pushteti në 2011, Libia, megjithëse ishte një vend socialist, ndiqte një rrugë të pavarur nga Moska. Pavarësisht kësaj, marrëdhëniet ndërmjet Libisë dhe Rusisë përfshinin një bashkëpunim shumë të thellë ushtarak dhe ekonomik. Sidoqoftë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike BRSS), ky bashkëpunim përfundoi me mbështetjen politike të Moskës me sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Libisë.

Por Rusia, e cila filloi të fuqizohet me Putinin, ndërkohë që u kthye në skenën politike botërore, rivendosi marrëdhëniet e saj me Libinë. Duke bërë marrëveshje të rëndësishme për armët dhe energjinë, filloi të bëhet efektive në Libi. Kjo zgjati deri në revolucionin dhe ndërhyrjen e huaj që filloi në vend me efektin e ‘Pranverës Arabe’. Ndërkohë që ndërhyrja e me pararojën e NATO-s rrëzoi Kadafin nga pushteti, Rusia mbeti jashtë loje në Libi.

Ndërsa që Rusia qëndroi si një spektatore e konflikteve të brendshme në Libi për një kohë të gjatë, duke përfituar nga vakumi i pushtetit në vend, ajo më në fund filloi të bëhej përsëri aktive në 2017. Ndërsa po afrohej me gjeneralin kryengritës (puçist) Hafter, fituan influencë veçanërisht duke lëvizur forcat ushtarake mercenare si Wagner në lindje të vendit në Libi dhe duke preferuar të angazhohet me vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sot, politika e Rusisë për Libinë, zyrtarisht, synon të ulë në tryezë e negociatave Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Ushtrinë Kombëtare Libiane. Duke u përpjekur të marrë rolin e ‘arbitrit asnjanës’, Moska e përfaqëson veten si mbrojtësen e një zgjidhjeje politike të krizës në Libi. Por gjendja në terren tregon të kundërtën. Dihet se Moska ka siguruar jo vetëm mbështetje politike, por edhe mbështetje ushtarake për ushtrinë e Haftarit. Armët ruse shihen shpesh në duart e luftëtarëve të Ushtrisë Kombëtare Libiane dhe mercenarët zënë vend në zonat e konfliktit. Sidoqoftë Kremlini vazhdon të mohojë edhe praninë e mercenarëve, edhe të shitjeve të armëve.

Në vitet e fundit, Moska, në politikën e Libisë ka treguar një tendencë për të zbatuar “metoda që nuk janë tradicionale” të tilla si mercenarë dhe Grupi i Kontaktit. Në këtë aspekt, ecuria e politikës së jashtme të Rusisë në Libi formohet kryesisht nga Presidenti i Republikës Çeçene, Ramzan Kadirov, i cili luan rolin e përfaqësuesit të Rusisë në Lindjen e Mesme. Kadirov së bashku me këshilltarët e tij, Adam Delimkhanov dhe Lev Dengov formojnë Grupin e Kontaktit Rus të Libisë, që u krijua në vitin 2015. Në fund të fundit, Rusia u bë ndikuese në terren duke përfituar nga vakumi i pushtetit i krijuar në Libi. Rusia filloi të mbështeste ushtarakisht Haftarin.

Seyfulislam në fillim zhvilloi marrëdhëniet me familjen e Kadafit. Duke hyrë në një angazhim me vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, vendosi Wagner në Libi dhe fitoi një influencë të rëndësishme, veçanërisht në lindje të vendit. Në konjukturën aktuale, ajo kryesisht dëshiron të ruajë influencën e saj përkatëse. Një nga qëllimet e Rusisë në Libi është përpjekja për tu bërë një lojtare efektive në tregun e energjisë së Mesdheut duke siguruar një atmosferë të përshtatshme politike për të krijuar hapësirë ​​për kompanitë e energjisë ruse të tilla si “Rosneft”, “Tatneft” dhe “Gazprom”. Për më tepër pjesëmarrja e Moskës në luftën e brendshme për pushtet në Libi përcaktohet nga dëshira e saj për të siguruar përfitime të ndryshme politike që do të stabilizojnë praninë e saj në këtë vend. Gjithashtu Moska synon të zgjerojë praninë e saj në kontinentin Afrikan, veçanërisht në rajonin e Mesdheut Lindor. Kështu që Libia, vendi i pasur me energji, e cila ka bregdetin më të gjatë në brigjet e Mesdheut në “rajon”, ka fituar vend në agjendën e politikës së jashtme ruse.

Pavarësisht nga rëndësia ekonomike, zgjidhja e konfliktit libian nuk është një nga problemet më jetike për Moskën. Pavarësisht kësaj, Rusia, duke marrë pjesë në krizën e Libisë, synon të tregojë ndikimin e saj mbi aktorët e tjerë rajonalë.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Pilotsuz

Erdoğan: Turqia është fuqia e tretë në botë për mjetet ajrore pa pilot!

OKB

OKB: Urrejtja kundër myslimanëve ka arritur përmasat epidemike, niveli i lartë i islamofobisë është bërë i padurueshëm!

Joe Biden

SHBA, mbi 40 organizata civile thirrje presidentit Biden për sanksione ndaj Mohammed bin Salman!

State Department

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit: Kemi interesa të përbashkëta me Turqinë, do të punojmë së bashku!

Enes Neza

Enes Neza: Islamofobët dhe turkofobët janë mjeshtra në krijimin e kauzave politike mbi probleme inekzistente!

Armenia

Rrënjët e krizës armene pas humbjes me Azerbajxhanin!

Mos i humb

Selim Pacolli
Prishtinë

Selim Pacolli i bjen pishman: Taksa prej 10 eurove që është planifikuar, nuk do të realizohet…

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka rikthyer temën e taksës që do të vendoset në...

Burka

Reagon komuniteti mysliman pas ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës!

Ldk-ja

Çka i ndodhi LDK-së, nga 700 mijë anëtarë në vetëm 100 mijë vota!

Daniel Serwer

Tronditë opinionin Daniel Serwer: Ambasada e Kosovës mos të vendoset në Jerusalem, Grenell është një budalla!

Mustafë Bajrami

Pranë varrit të Adem Jasharit!

Rifat Jashari

Rifat Jashari: Po qe nevoja, me këta meshkuj që i kam prapë i përgjigjemi Serbisë në çdo aspekt!

Meliza-KQZ

Rasti i Meliza Haradinajt shkon në prokurori, KQZ ofron informacione e materiale të nevojshme!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.