Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi ka deklaruar sot, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, se secili subjekt politik që nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të shikohet roli i saj në politikëbërje.
Abrashi, i cili është edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, takimin e sotëm të mandatarit për kryeministër Avdullah Hoti me grupin parlamentar të partisë, nuk po e sheh si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Abrashi: Ka tendenca që disa parti nuk do e respektojnë vendimin e Kushtetueses
“Ne, ditëve të fundit, kemi parë disa tendenca të disa subjekteve që nuk do të respektojnë, ose nuk e kanë thënë me gojën plotë që do të respektojnë vendimin e Kushtetueses. Ne si LDK do të respektojmë atë vendim çfarëdo që është. I bëjmë thirrje të gjitha subjekteve të tjera të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha në aktvendimin e fundit të presidentit ka thënë që është obligim i gjitha organeve publike të bashkëpunojnë dhe respektojnë vendimet e Kushtetueses. Prandaj nëse një subjekt politik nuk i respekton këto vendime, atëherë ai po vepron kundër Kushtetueses, prandaj duhet të shikohet edhe roli i tyre në politikbërje”, tha ai.
Sipas Abrashit programi qeverisës i tyre bazohet në dy shtylla, rimëkëmbjen ekonomike dhe menaxhimin e pandemisë.
Këtë program qeverisës tha se do të votojnë në mbledhjen e parë të qeverisë.
Abrashi: Programi i Qeverisë Hoti bazohet në dy shtylla
“Ne synojmë që mbledhjet e para të qeverisë, mos të them tani në mbledhjen e parë, të miratojmë edhe programin qeverisës i cili është në përputhje me interesat e vendit. Ai ka dy shtylla kryesore, së pari menaxhimi i pandemisë, synojmë të përfshijmë gjitha protokollet, veçanti ato të Komisionit Evropian dhe të jemi në harmoni me ato që të implementojmë në Kosovë që kanë të bëjnë edhe me lëvizje të lirë edhe me ndihmën ndaj bizneseve dhe shtylla e dytë me rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.
Takimin e sotëm, deputeti i LDK-së e arsyetoi me mos humbjen e kohës në periudhën e pandemisë.
Abrashi: Ky takim nuk është presion ndaj Kushtetueses
“Kjo nuk është një presion fare nuk ka të bëj me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thjesht po përpiqemi që mos të humbim kohë”, tha ai.
Abrashi nuk e konfirmoi që në këtë takim është edhe kryetarja e Kuvendit, njëherit nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, derisa nuk i komentoi deklaratat e nënkryetarit tjetër Haki Ruguva, se Osmani “nuk ka logjikë më të jetë pjesë e LDK-së”.
Zyrtarët e LDK-së janë mbledhur sot për të diskutuar për programin qeverisës.
Arban Abrashi nga kjo parti tha se ka përfunduar programi deri në detajin e fundit dhe se duan që në mbledhjet e para të qeverisjes së re të miratohet edhe plani qeverisës që është në përputhje me interesat e plota të vendit.
“Së pari ka dy shtyllat kryesore: E para ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë dh e dyta ajo është me rimëkëmbjen ekonomike.Duam që të kemi një pako shumë gjeneroze për ekonominë, parashohim që deri në vjetshëm ë këtij viti të shpërndajmë 400 milionë euro e më pas të shkohet edhe tek 1 miliardëshi që e ka përmendur edhe kryeministri Hoti, i cili sot do të ketë paraqitjen e tij të parë televizive pas përfundimit të programit.Dhe do të dihet cent për cent se nga vie dhe ku do të shkojë ky program.Nuk është presion dhe nuk ka të bëjë me vendim e Kushtetues por po përpiqemi të mos humbasim kohë, pasi është dëm i madh edhe ekonomik. Prandaj duhet ë reagojmë shpejtë dhe është përgjegjësi publike e neve që merremi me politik t’i ndihmojmë bizneset”, tha Abrashi.
Tutje Abrashi shtoi se mendon se është plan i mirë për t’i përkrahur bizneset dhe që të ndihmohen e të parandalojnë falimentimin e plotë të bizneseve pasi rimëkëmbja do të jetë sumë e vështirë.
“Prandaj po mundohemi që planet të zbatohen në kohë rekorde.Ideja e parë ka qenë programi dhe këtë e kemi përfunduar dje pa shumë takimeve me partnerët e koalicionit dhe kemi pasur disa takime javën e kaluar është diskutuar një nga një programi, e kemi hartuar e dimë sa kushton dhe si duket. Tani do fillojmë prezantimin dhe besoj që brenda disa ditëve do të dalin edhe emrat. Besoj që shumica janë prezent. Me rëndësi është që të gjitha subjektet politike t’i respektojnë organet kushtetuese pasi ditëve të fundit kemi parë disa zëra nga disa subjekte që s’do t’i respektojnë por ne si LDK do ta respektojmë atë vendim çfarëdo që është dhe i bëjmë thirrje të gjithëve t’i respektojnë ato pasi mbi të gjitha është obligim ligjor që organet politik e të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese, prandaj një subjekt politik që nuk i respekton këto ai subjekt po vepron kundër kësaj gjykate”, shtoi Abrashi.
Drejtpërdrejt nga deklarimet në LDK