Në vitin 2009 më 29 maj Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë organizoi një konferencë mbarëshqiptare, në të cilën morën pjesë një numër i madh i personaliteteve të kulturës e të shkencës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali Zi. Si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë mori pjesë politikani, kulturologu dhe studiuesi Arbër Xhaferi me kumtesën “Zenitizmi dhe Neoshqiptarizma”.
Arbër Xhaferi, si njëri me vizion largpamës, që në atë kohë do t’i ndante politikanët shqiptar në dy fenomene antagoniste: në zenitizëm dhe neoshqiptarizëm. Ndërmjet këtyre dy lëvizjeve ai do të vërejë dallime jashtëzakonisht të mëdha. Në vazhdim po i paraqesim ato ashtu siç i ka dhënë ideologu shqiptar me përmasa gjithëkombëtare, Arbër Xhaferi:
- zenitizmi e percepton Evropën, kulturën e saj, si fenomen të gjeneruara, ndërkaq neoshqiptarizmi si organizëm i shëndoshë, ku progresi është i pandalshëm;
- zenitizmi mëton ta serbizojë(!) Evropën e molisur, ndërkaq neoshqiptarizmi ta evropizojë neoshqiptarizmin;
- zenitizmi konstaton se serbizimi është në rregull, ndërkaq neoshqiptarizmi konstaton ngecjet, gabimet në shoqërinë shqiptare dhe tregon rrugën (evropiane) se si ndreqen gabimet;
- zenitizmit i mungon Rusia, ndërsa neoshqiptarizmit Evropa;
- zenitizmi afirmon primitivizëm, njeriun e prishur, ndërkaq neoshqiptarizmi njeriun e edukuar (të shkolluar);
- zenitizmi parapëlqen çlirimin e instinkteve ataviste, ndërkaq neoshqiptarizmi çlirimin e mendjes;
- zenitizmi glorifikon barbaro-gjeniun, që qëndron mbi moralin, ndërkaq neoshqiptarizmi pjekurinë morale;
- zenitizmi parapëlqen kolapsin e qytetërimit perendimor, ndërkaq neoshqiptarizmi triumfin e tij;
- zenitizmi ndërtohet mbi përmasa utopike, synon ta krijojë Njeriun e Ri, Frymën e Re, Artin e Ri, ndërsa neoshqiptarizmi ka ambicie realiste që ta krijojë shqiptarin e ri;
- zenitizmi shfaqet si ide decivilizuese, ndërsa neoshqiptarizmin e aspiron civilizimin;
- zenitizmi e adhuron anarkinë e përjetshme, ndërsa neoshqiptarizmi organizimin dhe rregullimin e kaosit përmes arsimimit të mirëfilltë;
- zenitizmi e adhuron irracionalen, ndërsa neoshqiptarizmi e idealizon racionalizmin;
- zenitizmi e glorifikon mitin, ndërsa neoshqiptarizmi e dekonstrukton atë etj.
Mendoj se këto vështrime të Arbër Xhaferit duhet të jenë leksion për politikanët, opionistët e intelektualët, që të mund të kenë qëndrim ndaj “minishengenave”, që po paraqiten kohëve të fundit.