Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Ky është shqiptari që i mbijetoi përmbytjes së Titanikut

July 21, 2019
0
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më 15 prill, ishte 107 vjetori i mbytjes së anijes së famshme, “Titanik”. Kohë pas kohe gazetarë e publikues të ndryshëm shqiptarë kanë pretenduar se në këtë anije ka pasur edhe bashkëatdhetarë të tyre. Kjo ka ndodhur për shkak se në listat e publikuara të pasagjerëve, të pranishëm në anije natën e tragjedisë ka disa emra që tingëllojnë si shqiptarë. Në fakt janë emrat e disa pasagjerëve muslimanë, pothuaj të njëjtë me emrat që përdorin edhe shqiptarët musliman.

Duhet marrë parasysh fakti se në prill të vitit 1912 Shqipëria ishte ende nën Perandorinë Osmane dhe se shqiptari apo shqiptarët e pranishëm mund të jenë regjistruar si turq. Po kështu duhet marrë parasysh edhe fakti tjetër se, në këto kohëra, shumë shqiptarë, pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, e ndërronin emrin, ose e përshtasnin që të tingëllonte si amerikan.

Kështu që, nuk është çudi që, nëse ka pasur ndonjë shqiptar të pranishëm në “Titanik”, ai pas tragjedisë e zbritjes në Amerikë, të ketë shqiptuar emrin e vet të ngjashëm apo të ndryshëm nga ai që kishte.

Gjithsesi, historia më bindëse është ajo e pranisë në anijen e famshme të një shqiptari të quajtur Ilo Kovi (Deti), me origjinë nga Vithkuqi i Korçës. Historia rrënjët më të forta i ka në ato që vetë familjarët e këtij personazhi provojnë dhe rrëfejnë, por edhe ato që të tjerë njerëz, të cilët e kanë njohur, kanë dëshmuar në kohë të ndryshme.

Për herë të parë historinë e shqiptarit të “Titakikut” e ka shkruar në vitin 1992, pas një pune disaditore në Korçë, Kristaq Laka, ish-kryeredaktori i gazetës “Pasqyra”. Ai nisi të grumbullonte të dhëna për këtë temë, pasi krejt rastësisht në Korçë, në shtëpinë ku kishte bujtur si mik, dëgjoi një grua të moshuar të qante teksa shihte një nga filmat artistikë që kishte në qendër historinë e “Titanik”.

Plaka e shtëpisë, duke ndjekur filmin, shqiptonte herë pas here: “I shkreti Ilo… I shkreti Ilo!”. Gazetari zbuloi se plaka ishte e afërme e Ilo Kovit, emigrantit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kishte kaluar një aventurë të dhimbshme në anijen “Titanik”. Por gazetari Kristaq Laka nuk do të ishte i vetmi që do të përpiqej të zbulonte këtë histori.

Në vitin 1999 në gazetën “Shekulli” është botuar një shkrim i Kujtim Boriçit për të njëjtën temë, ndërsa para 4 vitesh një temë e tillë ka zënë vend edhe në faqet e “Gazeta Shqiptare”. Në të gjitha rastet askush nuk pati fatin të gjente një fotografi të protagonistit Ilo Kovi. Ndërkohë që edhe pjesët e shkruara, përjashtuar variantin e Kristaq Lakës, ishin rrëfime të personave që nuk ishin lidhje familjare të Ilo Kovit, e që dinin pak hollësi të së vërtetës.

Vetëm në vitin 2005 “Gazeta Shqiptare” (autor Ferdinand Dervishi), arriti të gjente historinë e plotë të Ilo Kovit (Deti), treguar nga i biri Dhimitër Deti, që banonte në Korçë. Sipas të birit, Ilo kishte qenë në Angli në dasmën e një miku të ngushtë, përpara se të hipte në anijen “Titanik”, me qëllim që të kthehej në Boston, ku jetonte dhe punonte.

Ilo Kovi mendohet se ka qenë pasagjer i klasit të tretë, por nuk dihet se me çfarë gjenealitetesh është regjistruar. Ajo që dihet është se në momentet që anija po mbytej, ai është hedhur në një varkë të mbushur me gra, duke shkaktuar zemërimin e marinarëve, të cilët e kanë goditur mizorisht me lopata. Për shkak të këtyre goditjeve Ilo Kovi, pas mbërritjes në vitin 1915 në Korçë, detyrohet të presë të dyja këmbët e gangrenizuara.

Ilo Kovin në zonën e Korçës e njihnin të gjithë, bashkë me historinë e tij të dhimshme. Porse në këtë periudhë historia e anijes “Titanik” nuk ishte aspak e famshme. Ajo ishte thjesht një tragjedi e zakonshme njerëzore. Duhet veçuar se historia e ”Titanikut” erdhi në vëmendjen e njerëzimit më së shumti në kohë moderne, me lindjen e kimenasë dhe realizimin e një numri të madh filmash artistikë me këtë temë./abcnews.al/

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.