Tre anëtarë të familjes Krasniqi vdiqën të premten një një aksident të rëndë në Gjermani.
Ata po ktheheshin në Zvicër kur makina e tyre u përplas me një kamion duke lënë të vdekur tre anëtarët e familjes, shkruan Reporteri.
Trupat e tyre do të sillen në Kosovë për t’u varrosur në vendlindje. Varrimi i tyre do të bëhet nesër duke filluar nga ora 16:00.
Kufomat e të ndjerëve pritet të arrijnë në Kosovë nesër në mëngjes.
Ky aksident erdhi vetëm dy ditë pas një aksidenti tjetër tragjik në Gjermani, ku dy të rinj nga Kosova mbetëm të vdekur.