Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kush e tradhtoi Adem Jasharin?

March 8, 2020
51
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Adem Jashari

Historia e re e Kosovës lidhet pashmangshëm me emra të shumtë, ndër më të dalluarit padyshim janë Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova. Njëri me pushkë e tjetri me penë bënë të mundur realizimin ëndrrës shekullore për Liri dhe Pavarësi.

Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz bënë të mundur që krejt bota të kthente sytë aty ku një familje po rezistonte me një shtet okupator, një familje e tërë po flijohej për Liri. Ishte diçka e paparë për botën që edhe fëmijët të luftonin, mos të dorëzoheshin edhe pse e dinin se armiku ishte ushtarakisht më i përgatitur, megjithatë shpresa dhe etja për Liri ishin më të forta se plumbat e armikut.

Pas rënies së Adem Jasharit dhe 52 pjesëtarëve të tjerë të Jasharajve, shumë njerëz postonin fotot me Ademin duke u lavdëruar se ishin shokë të pandashëm, mbi emrin e tij edhe arritën të bënin karrierë politike dhe pasuri pa mund. Thoshin se “as gjumi nuk na ndante me Ademin dhe Hamzën”, “çuditërisht” kur filloi lufta ata nuk qëlluan tek Ademi. Me këso mashtrime ordinere kanë arritur të gllabërojnë vendin, të bëhen ministra e zyrtarë të lartë, përmes mashtrimeve duke u thirrur në Familjen Jashari.

Në datën 5 mars kur familja Jashari po rrethohej me tanket që po vinin nga Llausha, nëse shokët e tij do të ishin tamam shokë si duhet, do kishin mundësi të afroheshin tek familja Jashari, që sado pak t’i ndihmonin Ademit dhe të tjerëve.

Ndonëse Ademi dhe Hamza nuk llogarisnin në askënd tjetër, është dashur që ata që sot thirren në emër të tyre, të ishin gjendur pranë tyre në ato momente. Asnjëri nuk u përgjigj, kur ra Ademi me lot krokodili vajtonin, në anën tjetër ishin të “gëzuar” se kishin ca foto me te për të shitur si biletë hyrëse në “ marketin e madh” të quajtur Kosovë, aty ku mund të merrnin dhe vidhnin të gjitha.

Arsyetimi i ish shokëve të tij është pamundësia për t’u afruar tek Familja Jashari, pasi ishte e rrethuar me tanke. Edhe sikur të ishte kështu, së paku ka munguar tentativë për të shkuar, asnjëri nuk tregon se është nisur dhe s`ka mundur të depërtoj. Për më tepër s`ka patur edhe nevojë të afrohet tek Ademi, kanë mundur armikun të sulmojnë nga pjesë të ndryshe, në mënyrë që të shpërqendrohet dhe jo e gjithë forca e armikut të drejtohet tek Jasharët.

Pra, nëse do të kishte patur vullnet, mundësia dhe forma të ndryshe kanë ekzistuar,në mungesë të guximit gjejnë justifikime të ndryshme, përkundër që mundësitë ose minimum përpjekjet nuk është dashur të mungojnë. Gjatë 22 viteve pas Betejës së Jasharjave janë mundur shumë ish shokët e tij, të bindin popullin se “unë isha shoku më i ngushtë i Ademit” si dhe mesele të ndryshme për të përfituar. Në këtë histori ku heronjtë vdesin dhe hipokritët përfitojnë, jemi të lodhur si popull, për më keq edhe të varfëruar e të stër-lodhur.

Ndonëse kanë kaluar 22 vjet pas,disa vazhdojnë të postojnë fotot me Ademin sikur gjoja janë të mërzitur, në anën tjetër vazhdojnë të shtojnë numrin e llogarive të parave në konto, para pa djersë dhe meritë. Sikur të mund të shihte Ademi se kë ka patur shokë, disa prej tyre, do i vinte turp dhe besa edhe do i pështynte.

Ademin, ata që sot i thoshin shokë e mburren me te sa për të qëndruar në pushtet, pse nuk tregojnë ku ishin me 5, 6 dhe 7 mars. Pse nuk bën së paku përpjekje minimale për t’i dal në ndihmë, pse u fshehën si strumca?.

Këtë thirrën në emër të Ademit, dhe nuk besoj se edhe Ademi u ka besuar, frikacakët, dezertorët dhe përfituesit nuk mund të ishin shokë të Ademit dhe Hamzës, ata janë fundërrina të popullit, që në histori do të ngelin si përfitues./Bota Sot/

Share44Tweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Kush janë 13 personat që do t’i arrestojë së shpejti Gjykata Speciale!

May 4, 2022

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Kur është në pyetje siguria e vendit, përveç tjerash, bie edhe obligimi i shkuarjes në haxh!

March 3, 2022

Statistikë/ Mbi 36 mijë persona në Kosovë marrin pension të veteranëve!

February 18, 2022

Profesori i njohur universitar: Komandantët u lëshuan në plaçkë, uzurpime, vrasje dhe kërcënime!

November 5, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.