Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kurti ia bënë me dije qeverisë!

November 23, 2019
6
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lideri i  Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që të bëhet edhe kryeministër i Kosovës pas një marrëveshje potenciale për koalicion me LDK’në, ka hedhur sot akuza në drejtim të qeverisë në detyrë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Siç ka shkruar Kurti, kjo qeveri po e shfrytëzon vakumin institucional për të marrë vendime të cilat dëmtojnë buxhetin e Kosovës, duke rehatuar militantë, bashkëpartiak e familjarë  dhe vendosje nëpër pozita kyçe të njerëzve kompetentë për të cilët Kurti thotë se kanë potencial bllokues.

Megjithatë Albin Kurti thotë se pasi të zgjidhet kryeministër i vendit të gjitha vendimet që po merren nga qeveria në detyrë e që janë tejkalim i kompetencave të një qeverie kujdestare do të anulohen dhe vendimmarrësit do të vihen para përgjegjësisë.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Periudha nga 6 tetori e këndej po karakterizohet nga keqpërdorimi i skajshëm i vakumit institucional nga ana e qeverisë në ikje. Keqpërdorime janë manifestuar në pothuaj të gjitha mënyrat e mundshme që përgjithësisht kanë tri gjëra të përbashkëta: rehatime të militantëve partiakë e të familjarëve nëpër detyra me përgjegjësi; vështirësimi i punës së qeverisë së re përmes vendosjes në pozita me rëndësi të personave jokompetentë e me potencial bllokues; si dhe, dëmtimi i buxhetit të shtetit.

Vendimi për bartjen e stafit të ministrive të caktuara në objekte private me shuma marramendëse të qerasë mujore; emërimet e paligjshme nëpër shërbime diplomatike; tentativa për të shtyrë përpara një proces tejet të korruptuar dhe të dyshimtë të emërimit të noterëve; gradimet nëpër ministri, ndërmarrje publike dhe agjencione qeveritare, janë disa nga vendimet e dëmshme dhe joligjore të qeverisë në ikje. Ashtu siç qeverisën pa dije e me korrupsion, ashtu duan edhe të ikin.

Është shumë me rëndësi që të potencojmë për të satën herë me sa vijon:

1. Vendimet e paligjshme të qeverisë në periudhën tranzitore që shkojnë përtej kompetencave të një qeverie në ikje apo kujdestare do të anulohen dhe vendimmarësit do të thirren në përgjegjësi.

2. Qeveria e re është qeveri e ndryshimit. Hapi i parë drejt ndryshimit do të jetë zvogëlimi thelbësor i numrit të ministrive dhe agjencioneve të pavarura. Në këtë kontekst, do të ketë nevojë për riorganizim të plotë të strukturës organizative të ministrive, andaj çfarëdo vendimi për punësim, risistemim apo gradim në këtë moment është i pavend dhe si i tillë do të pamundësohet. Sidomos tani që jemi në pritje të çështjes së ligjit të ri për zyrtarë publikë.

3. Qeveria e re ka si prioritet mbi prioritetet zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare. Do të fillojmë me objektivin që asnjë institucion publik të mos vendoset nëpër objekte private. Kjo nënkupton që nuk mund të lejojmë rialokime të stafit nëpër ndërtesa vetëm e vetëm për të përmbushur apetitet për luks të individëve të caktuar në nomenklaturën politike e as nevojën për përfitime të paligjshme të pronarëve të objekteve të caktuara private.

4. Qeveria në ikje posaçërisht duhet të jetë e përmbajtur kur bëhet fjalë për emërime të ndjeshme si ato në Noteri, Gjyqësi, Diplomaci, Siguri publike apo AKI. Këto vendime i takojnë kryekëput qeverisë së re, pasi të ketë përfunduar skanimi i gjendjes ekzistuese dhe identifikimi i pengesave në operimin e suksesshëm të secilës prej tyre.

Njëkohësisht dua të siguroj të gjithë qytetarët që jam duke punuar me vullnetin dhe energjinë më të madhe që vakuumi institucional të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që sa më parë të fillojmë konkretizimin e shpresës që kemi ngjallë te qytetarët me fitoren e 6 tetorit. Do kërkoj edhe nga partnerët qeverisës që sa më parë të finalizojmë të gjithë hapat drejt nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje./Gazeta Mejdani/

Share6Tweet

Related Posts

Konvergjenca me Listën Serbe!

August 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Mustafë Bajrami ka një porosi për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë drejtë ngjarjet e mëdha që ndodhin nëpër botë!

February 27, 2022

Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës!

January 20, 2022

Hoxhallarët dalin kundër Ministrisë së Arsimit: Mbulesa dhe mësimi fetar nuk i cënon shkollat!

January 4, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.