
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Liza Gashin, zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I.
“Kryeministri e ka uruar Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftim.
Gazeta Sinjali ka siguruar edhe vendimin e emërimit të Gashit zv.ministre.

Aty ceken detyrat dhe përgjegjësitë e saj.