Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Krimet që nuk vjetërohen kurrë!

December 8, 2019
64
SHARES
7.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Blerim Shala

Nuk mund të ndodhë normalizimi i marrëdhënive në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa ndodhë normalizimi i politikës serbe me të kaluarën e afërt, apo, njohja e përgjegjësisë për krimet e bëra në Kosovë.

Shkruan: Blerim Shala

Çfarë po shohim dhe po lexojmë ditëve të fundit nga ana e udhëheqësisë më të lartë të Serbisë, nuk është gjë e re. Dhe ky është lajmi më i keq i mundshëm për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe për synimin e kahmotshëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, përmes një Marrëveshjeje Gjithpërshirëse.

Shkurt: Është e pamundur të ndodhë normalizimi i marrëdhënive në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa ndodhë normalizimi i raportit të politikës serbe me një të kaluar të afërt, që matet me njëzet a tridhjetë vjet, ku kjo politikë është shfaqur, botërisht, si para nesh, ashtu edhe para gjithë të tjerëve, si kryepërgjegjëse për të gjitha tragjeditë që përcollën zhbërjen e ish-RSFJ-së  (Jugosllavisë).

Kur të mirret parasyshë diskursi publik i instancave më të larta të Serbisë, karshi rastit të Reçakut, i cili nuk ka ndryshuar që nga janari i vitit 1999-të e tutje, dhe që sivjet, kur u shënua njëzet vjetori i fushatës së Aleancës Veri-Atlantike dhe çlirimi i Kosovës, u shfrytëzua sërish me të njejtin qëllim, nuk duket që politika serbe e ka ndërmend ta ndryshojë këtë relacion me historinë.

Krimi i Reçakut, nuk është emri i vetëm i të vërtetës për luftën në Kosovë, në vitet 1998-të, 1999-të.

E vërteta e kësaj lufte, njeh shumë emra të këtillë, të cilat bëjnë të madh dhe të pafalshëm krimin e pushtetit të atëhershëm të Serbisë në luftën e atyre viteve ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ky krim zatën është adresuar edhe në ICTY  (Tribunalin e Hagës për krime lufte), me ndëshkimin e gjithë elitës së atëhershme politike, ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmasat e këtij krimi, siç po shihet edhe sot e kësaj dite, janë ende të papërballueshme për politikën e Serbisë.

Me qëllim të ndryshimit të vërtetës së tërësishme për krimet dhe tragjeditë e shkaktuara në Kosovë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, prijësit politikë serbë  (dhe jo vetëm politikë, fatkeqësisht), nuk janë ndalur në përpjekjet e tyre që dy rastet më të njohura të fajësisë së tyre për këto tmerre që ishin të pashoqe në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, t’i klasifikojnë si falsifikime dhe fabrikime të shqiptarëve dhe Amerikës, apo, boshnjakëve dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Bombardimi i tregut të Markales në Sarajevë  (që do të ndodhë dy herë, madje), dhe ekzekutimi i civilëve shqiptarë në Reçak, do të jenë cak i vazhdueshëm i politikës serbe, për të ‘dëshmuar’ falsitetin e tyre.

Nëse politika serbe nuk është fajtore për këto dy rastet e njohura për politikën dhe mediat ndërkombëtare, atëherë, politika serbe nuk është përgjegjësja kryesore për tragjeditë e atyre viteve.

Këtë e ka synuar gjithmonë politika zyrtare serbe.

Apo, në variantin tjetër, e vërteta për autorësinë e këtyre krimeve relativizohet deri në atë masë, saqë askush nuk del të jetë ai kryeautori i tyre.

Këtë na e përsërisin edhe ata politikanë kryesorë në Serbi sot, të cilët vetëm para pak vitesh, patën guximin ta tregojnë të vërtetën për krimin në kafeterinë ‘Panda’ në Pejë  (në dhjetor të vitit 1998-të), ku dilte që Shërbimi Sekret i Serbisë e jo UÇK-ja apo shqiptarët, ishin kryes të vrasjes së gjashtë djemve të ri serbë, të urdhëruar nga instancat sipërore të shtetit të Serbisë.

Nuk është i gabuar, i shëmtuar dhe i turpshëm vetëm synimi i politikës serbe për t’i dhënë një kuptim tjetër ngjarjes së rëndë të Reçakut.

I tillë është edhe konkludimi i kësaj politike, që vendosë lidhjen e drejtpërdrejtë në mes të krimit të Reçakut dhe fushatës së Paktit NATO të pranverës së atij viti.

Aleanca Veri-Atlantike kishte ndërmarrë fushatën 78-të ditëshe, jo për shkak të Reçakut, por në vijim të dështimit të Konferencës së Rambouilletit  (shkurt, mars, 1999-të), kur pushteti i atëhershëm i Serbisë refuzoi paqen e ofruar nga Grupi i Kontaktit dhe politikanët dhe ushtarakët e Kosovës.

E kaluara nuk mund të ndryshohet dot, prej askujt as këndejpari, as askund në Botë.

Ajo, me të gjitha tragjeditë që janë shkaktuar këndejpari, ka bërë që Kosova ta fitojë lirinë dhe të bëhet shtet i pavarur.

Çfarë mund të bëjë politika e sotme e Serbisë është që ta gjejë paqen me këtë të kaluar të rëndë, duke e marrë atë të tillë çfarë ka qenë dhe duke pranuar gjithë përgjegjësinë për ate, dhe pastaj, ta bëjë paqen e përhershme me Kosovën, përmes një Marrëveshjeje politike që do të mundësonte që Kosova dhe Serbia, si dy shtete të pavarura, të jetojnë në fqinjësi të mirë.  

Share8Tweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Formohet grupi punues për anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO, flet kryediplomatja Gërvalla!

March 9, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.