(Si duhet të veprojë Kosova me aleatët strategjik ShBA – NATO dhe Unionin Europian, karshi provokimit sistematik Rus në Ballkan. Strategjia ruse në Ballkanin Perëndimor është e vendosur të refuzojë ndikimin e BE-së dhe SHBA-ve dhe të zvogëlojë ndikimin dhe perimetrin kontraktual të NATO-së në rajon.)
Shkruan: Dr. Bahri M. Gashi
Aktivitetet ushtarake Ruse me Serbinë dhe ndikimi në ambientin strategjik të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, NATO-ja dhe ShBA-ja si partnere unike-strategjike në ruajtjen e paqes në rajon, po shënon një ridimension hapsinor- gjeostrategjik, sa të ri, poaq të vjetër midis këtyre dy superfuqive botërore.
Është ngritur lart – ‘Vija e Kuqe’, shqetësimi i Shteteve të Bashkuara lidhur me zgjerimin e lidhjeve bilaterale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Serbisë dhe Rusisë që nga fillim viti 2012.
Sipas raportit [2019] dërguar Kongresit, Departamenti i Mbrojtjes shpjegon në hollësi marrëdhëniet e zgjeruara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
Kronologjia e shkëmbimit të përvojave ushtarake, ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, ka shënuar intensifikim, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Serbi, ku Qeveria ndërmori hapa konkret për të intensifikuar marrëdhëniet e saj me Rusinë në teknologji të reja ushtarake.
Këto raporte u konkretizuan me nënshkrimin e disa marrëveshjeve zyrtare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në nëntor të vitit 2013.
Sipas dakordimit, stërvitjet e para ndonjëherë ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë, me emrin e koduar, [SREM-2014], u zhvilluan po atë vit në Serbi, duke përfshirë në stërvitjen e përbashkët më shumë se 400 forca ajrore ruse dhe serbe.
Në vitin 2014, Forcat e Armatosura Serbe organizuan një Paradë dhe parakalim ushtarak për nderë të presidentit rus Vladimir, i cili ua ndryshi edhe datën e konfirmuar për takim në datën e festës të këtyre forcave vizitës së presidenti Putin, sipas kërkesës së tij.
Shqetësimi është ngritë, pasi që ritmi i stërvitjeve dhe armatimit të Serbisë nga Rusia është rritur përgjat viteve 2014-2019.
Serbia mori një dhuratë ushtarake të kombinuar me disa paisje të reja të sistemeve të radarëve dhe municione, prej tyre gjashtë avionë MIG-29 të përdorur rus në tetor të vitit 2017. Poashtu, Serbia ka porositur katër helikopterë sulmues ushtatak MI-35 dhe planifikon të porosis Sistemet e raketave tokë -ajër Pancir S1. Serbia gjithashtu mori paisje të motorrizuara manovruese, dhuratë prej 30 tankesh T-72 dhe 30 automjeteve BRDM-2 nga Rusia, si pako e dakordimit pa financim nga Serbia si pako e ndihmës ushtarake, që konsiderohet dhjetra miliona dollarë.
Serbia duke qenë e “interesuar” për anëtarsim në BE, përkundër stagnimit dhe duke hezituar për në NATO, lidhjet speciale me Rusinë në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë të cilat janë rritur shumë, pastaj rasti me Kosovën ende i papërfunduar, e kanë vënë në situatë problematike këtë korrelacion të mundshëm politiko-ushtarak të “partneritetit” Veri-atlantik.
ShBA-ja dhe NATO me një plan afatshkurtë, duhet dhënë përgjigjie serioze Serbisë, duke i vënë kushte – sanksione në njërën anë, dhe në tjetrën anë aleatët e saj Kosova dhe Shqipëria në NATO, dy ushtrive t’iu akordohen programe të avansuara ushtarake, sidomos, përfshi Ushtrisë së Kosovës, t’i ofroj përmbushje të pajisjeve strategjike moderne ushtarake për Ushtrinë e Kosovës mbi disa komponente kyçe që synojnë Ushtritë Moderne:
1. FSK – Ushtri në NATO;
2. Sisteme të Mbrojtjes Inteligjente;
3. Fluturake manovruese për kontrollë të Hapsirës Ajrore dhe operacione ushtarake Helikopter [Sikorsky MH-53 – SJGG]
4.Sisteme të Avancuara të Mbrojtjes Ajrore PATRIOT- [MIM-104A];
5.Teknologji të Përparuar ushtarake të Radarëve dhe komunimit;
6.Programe ushtarake [M.SI-IT] të mbrojtjes-Kundër sulmeve Hibride-Kibernetike;
7. Sistemi i Menaxhimit të Integruar shëndetësor Ushtarak, dhe;
8. Bazë ushtarake logjistike sinkronizuese për NATO-në, e ndërveprueshme për misione paqëruejtëse në Botë.
Kosova, duhet të intensifikoj në kohë reale kalendarike me aleatët e vet strategjik, ShBA dhe NATO-në hapat për anëtarësim të shpejt në NATO dhe Union Europian, duke trajtuar të gjitha çështjet e hapura, përfshi një dinamikë intenzive të partneritetit strategjik me ShBA – në dhe NATO-në në fushën e Sigurisë, specifikisht në Mbrojtjen e Zgjuar.