Meliza Haradinaj, përfaqësuese e koalicionit AAK-PSD, ka thënë se kjo do të jetë fitorja më e madhe e AAK-së së bashku me PSD-në, transmeton Gazeta Mejdani.
Nëpërmes një statusi të saj në Facebook, Meliza Haradinaj thotë se AAK-ja po korrofitoren më të madhe deri më tani.
Postimi i saj i plotë:
“I kam tri gjëra te ndaj me ju. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të jenë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Sipas të dhenave del të jetë rezulatati më i mirë që kemi pasur këto vite. Procesi po shkon mirë pa incidente dhe pa vërejtje. Dalja del te jetë deri 30 përqind dhe krahasuar me vitin 2017 del te jetë 2 përqind më e madhe dhe kjo është një shenjë e mirë”, ka deklaruar ajo.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në orët e mbetura./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post