Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

KMDLNj: SBASHK-u kërcënimin me grevë e ka shndërruar në sport të mbijetesës!

09/17/2019
8
SHPERNDARJE
10
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli për Mbrojtjen për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj paralajmërimeve për greva në arsim, duke thënë se të SBASHK, i shoqëruar nga BSPK ndërhynë në kompetencat ekzekutive të komunës së Kamenicës, duke e kushtëzuar dhe shantazhuar ndërprerjen e grevës me tërheqjen e vendimit të kryetarit Qendron Kastrati.

Sipas KMDLNj, nuk është përgjegjësi, as e SBASHK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit apo riorganizimit të procesit arsimorë dhe infrastrukturës të cilën komuna e bënë në bazë të vlerësimeve dhe nevojave të komunës.

“SBASHK-u kërcënimin me grevë por edhe grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës së një grupi të caktuar , të ndikuar dhe manipuluar politikisht”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

KOMPETENCAT JANË TË NDARA SI PËR SBASHK-un, BSPK-në, KMDLNJ-në DHE KOMUNËN E KAMENICËS!

SBASHK-u , tash e shoqëruar me BSPK-në , me prindër të shkollave që për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve në disa fshatra të komunës së Kamenicës janë mbyllur e që DKA dhe kryetari i kësaj komune, kanë bërë zgjidhje të mirë duke mos e lënë asnjë nxënës jashtë procesit mësimorë dhe asnjë mësimdhënës, pa vend pune , bënë një grevë paralajmëruese para komunës së Kamenicës duke kërkuar nga kryetari Kastrati ta tërheq këtë vendim , në të kundërtën kërcënuan se tërë Kosovën do ta bëjnë Kamenicë që nënkupton grevë të përgjithshme. Duket se SBASHK-u, në mungesë të rritjes së aktiviteteve, në mënyra refleksive po reagon ose me kërcënim për grevë të përgjithshme ose edhe duke organizuar grevë sikur që ishte greva e vitit të kaluar e që e solli në kolaps arsimin në Kosovë përkundër faktit se ky arsim edhe ashtu ishte në gjendje të brishtë. Për grevën e organizuar kundër intereseve dhe në mospajtim të plotë të DKA-ve, Këshillit të Prindërve dhe MASHT-it dhe për tërë kohën sa ishin në grevë morën paga, SBASHK-u , nuk denjoi të respektoi nxënësit duke ua kompensuar orët e humbura për të cilën pameritueshëm u paguan. Me grevën e përgjithshme, SBASHK-u e shantazhoi DKA-të, MASHT-in, Qeverinë e Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët. Duke hyrë në pazare me parti të caktuara politike, duke krijuar raporte klienteliste dhe duke shantazhuar institucionet me grevë që nuk i dihet fundi dhe me kërcënim se ai vit shkollor mund të jetë i humbur… SBASHK-u arriti të realizojë çdo kërkesë ndonëse udhëheqësit e kësaj greve duhet t’i nënshtroheshin përgjegjësisë penale.

SBASHK-u, kërcënimin me grevë por edhe grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës së një grupi të caktuar , të ndikuar dhe manipuluar politikisht. Kujtojeni marrëvejen e nënshkruar të SBASHK-ut të “pavarur” me subjektet politike dhe koalicionet në fushatën parazgjedhore ku hyjnë në raport dhe shërbimi tipik klientelistë ndonëse padronët e tyre as që e kishin të siguruar fitoren në zgjedhjet e vitit 20017. Ishte rast tipik i kontrabandimit të votave apo shitblerjes së votave. Pastaj, gjatë negociimit për rritje të pagave, SBASHK-u hyri në “trekëndëshin e Bermudeve”, midis kryeministrit, kryeparlamentarit dhe ministrit të MASHT-it. Ishte një tregti e palejueshme dhe e dënueshme.

Tash, SBASHK-u, i shoqëruar nga BSPK ndërhynë në kompetencat ekzekutive të komunës së Kamenicës, DKA të kësaj komune dhe krytarit Kastrati duke e kushtëzuar –shantazhuar ndërprerjen e grevës me tërheqjen e vendimit të kryetarit Kastrati. Nuk është përgjegjësi, as e SBASHK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit apo riorganizimit të procesit arsimorë dhe infrastrukturës të cilën komuna e bënë në bazë të vlerësimeve dhe nevojave të komunës.

Nxënësit, por edhe mësimdhënësit, sidomos të ciklit të ulët kanë nevojë për një mjedis social, për shoqërizim me nxënësit tjerë të moshave të njejta. Mbajtja e mësimeve me 3 – 5 nxënës është e dëmshme për nxënësit edhe për mësimdhënësit që ligjerojnë disa lëndë.

KMDLNj e ka parasysh interesin e nxënësve dhe të mësimdhënësve për mësimnxënie dhe mësimdhënie qoftë edhe me standardet minimale ndërkombëtare. Edukimi cilësorë është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet.

SBASHK-u, përkatësisht kryetarei i saj, Rrahman Jasharaj ka kërkuar që shkollat të mos mbyllen edhe  një (1) vit e pastaj, shohim e bëjmë. Është e pamoralshme, cinike e dëmshme dhe e turpshme deklaratat folklorike të drejtuesve të SBASHK-ut se: “mbyllja e shkollave shkakton zbrazjen e territoreve etnikisht të pastërta shqiptare dhe marrëzira të ngashme..” thuaja se kufirin e Kosovës mund dhe duhet ta mbrojnë 3 – 5 nxënës  të klasës së parë të shkollës fillore kur kjo duhet dhe është përgjegjësi e shtetit.

SBASHK-u ka mandat të mbrojë interesat e punëtorëve të arsimit. BSPK –ë ka mandat të mbrojë të drejtat e punëtorëve kurse KMDLNj ka mandat të mbrojë të drejtat e njeriut , pa asnjë dallim në baza etnike, fetare, gjinore, moshore, racore dhe pavarësisht profesionit që e kanë apo statusit shoqërorë. Çdo tejakalim i këtyre mandateve është në kundërshtim me bazën ligjore mbi të cilën veprojnë SBASHK-u, BSPK-ë dhe KMDLNj-ë.

Në rast se gjatë reformës të arsimit në komunën e Kamenicës dëmtohen intereset e nxënësve, prindërve apo personelit arsimorë, KMDLNj do të dalë në mbrojtje të drejtave të mohuara, kurse, deri atëherë e përkrahë kryetarin Kastrati, DKA-në në ushtrimin e përgjegjësive që iu garanton Ligji dhe kërkon që të gjitha palët të japin një kontribut konstruktiv në interes të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve.

Share8Tweet

Postime të ngjajshme

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

Rifat-Jashari

Biseda e Rifat Jasharit në takim me Osmanin e Kurtin, “Pasha një Zot nuk ka mundësi…”

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.