Drejtues nga Klinika Infektive dhe zyrtarë të IKSHP-së mbajnë konferencë për medie lidhur me rezultatet e analizave të zyrtarëve të KQZ-së që po trajtohen në QKUK.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se gjatë ditës së djeshme kësaj klinike me të njëjtat simptome i është lajmëruar edhe një pacient tjetër, që aktualisht janë 12 pacientë dhe sipas rezultateve, pacientët nuk kanë sëmundje infektive apo sic e quajnë ata sindromë inekfsioze.
“Në klinikë janë 12 pacient, gjendja e tyre është e mirë dhe kur të jetë e arsyeshme do të lëshohen për në shtëpi dhe nuk ka asnjë ankesë nga ta dhe nuk rezultate që kemi marr është konstatu se nuk ka sindromë infeksioze, për momentin me këto rezultate të Strishot përjashtim që është një sëmundje infektive, dje kanë qenë 11 pacientë nga ora 14 ka ardhur edhe një pacient tjetër me të njëjtat ankesa, por gjendja e saj është e mirë”, tha ajo.
“Të gjitha analizat laboratorike që janë marrë nga institucioni biokimik janë mirë, strishot e marra përjashtojnë mundësinë e ndonjë sëmundje infektive”“Edhe 24 orë duhet të qëndrojnë për çdo rast. Ne si klinikë qëllimi ynë është të përjashtojmë agjentët infektiv, rezultatet tjera priten. Pacientët duhet të qëndrojnë dhe nesër nëse gjendja e tyre e lejon të lirohen për në shtëpi, shtoi ajo.Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu tha se janë vizituar që të gjithë pacientë dhe se trajtimi i tyre është duke u bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Vizituam 12 pacientët që ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe është bërë pranimi i tyre dhe është organizuar nga aspekti shëndetësor që të trajtohen së më mirë dhe gjitha profilet e mjekëve janë konsultu që rezultatet të jenë sa më të mira”, tha Sejdiu.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se është konstatuar që pacientët nuk kanë ndonjë sëmundje ngjitëse, por që duhet kryer të gjitha anlizat.“Këto analiza sot kanë ardhur që kanë rezultuar negative, është izoluar mundësia që ka sëmundje infeksioze dhe u urojmë shërim të shpejtë. Analizat tjera jashtë domenit të shëndetësisë janë çështje e forenzikës”, tha ai.“Ne kemi konfirmu që nuk ka sëmundje ngjitëse, nuk ka diagnozë për sëmundje ngjitëse, pacientët janë në observim dhe kanë të drejtë të bëjnë të gjitha analizat e mundshme”, shtoi ai./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post