Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sot listën e 110 kandidatëve që synojnë të bëhen deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Por, së bashku në këtë listë është edhe partia “Alternativa” e cila drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila që është kandidate për deputete së bashku me dy anëtarë tjerë të kësaj partie.
Përpos Kusari-Lilës, në listën e VV-së nga “Alternativa” janë edhe Ali Tafarshiku i cili është asamblist në Kuvendin Komunal të Gjakovës si dhe Angjelina Krasniqi nga strukturat e Alternativës në Komunën e Pejës.