Disa të rinj nga Komuna e Lipjanit kanë protestuar, duke kërkuar, uljen e çmimeve të biletave të autobusëve. Sipas tyre, çmimi prej 70 centësh është i lartë pasi që operatorët nuk ofrojnë shërbime.
Adriatik Llugiqi nga Lipjani po proteston për ngritjen e çmimeve të biletave nga kompanitë e autobusëve të kësaj komune. Ai tregon arsyet se pse këto çmime duhet të ulen.
“Arsyet pse protestojmë janë disa: Së pari s’ka siguri në autobusa. E dyta shtatë kompani të autobusëve e kanë shkelur ligjin e konkurrencës në Lipjan dhe së treti, nuk ka kupona fiskal”, deklaroi Adriatik Llugiqi për RTV Dukagjinin. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post