Është e njohur tradita që të përmenden mbretëreshat dhe princeshat e bukura nëpër botë. Mbase, ato zënë vend edhe nëpër tregime dhe filma me renome. Shumë libra biografik janë shkruar deri më sot mbi mbretëreshat dhe princeshat që i ka pasur bota, shkran Gazeta Mejdani.
Por, është një prej tyre që ua kalon të gjitha mbretëreshave tjera për nga bukuria dhe eleganca e saj.
Mbretëresha Rania e Jordanisë, bashkëshortja e mbretit Abdullah, është mbretëresha më e bukur në botë.
Përveç bukurisë që ka, ajo është e arsimuar në universitetet më prestiogje të botës. Është aktive në jetën sociale dhe pjesëmarrëse në shumicën e konferencave shkencore në botë në rrafshin e aktiviteteve humane për të drejtat e grave dhe të fëmijëve.
Ajo gjithashtu zë vend në kopertinat më prestigjioze të modës në botë.
Femrat e Jordanisë, krenohen me mbretëreshën e tyre. Thuhet se është me prejardhje palestineze.
Konsiderohet mbretëresha më e dashur tek populli i saj ndër të gjitha mbretëreshat tjera./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post