Gjatë stërvitjes u kryen testime të raketave me distancë të gjatë dhe të shkurtër nga toka në det dhe nga deti në det
Ushtria iraniane zhvilloi testim të raketave cruise (shëtitëse) me distancë të gjatë dhe të shkurtër në një stërvitje në veri të Oqeanit Indian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë gjysmë zyrtare Tasnim të Iranit, mësohet se ushtria e Iranit zhvilloi një stërvitje detare në një territor që përfshin Oqeanin Indian dhe Detin Arabik.
Gjatë stërvitjes u kryen testime të raketave me distancë të gjatë dhe të shkurtër nga toka në det dhe nga deti në det, raketa këto të zhvilluara nga ministria e mbrojtjes. Ndërkohë u theksua se objektivat e përcaktuar më parë u goditën me sukses nga një distancë 280 km.
Gjatë një stërvitjeje që marina iraniane zhvilloi më 10 maj në Gjirin e Omanit, humbën jetën të paktën 19 ushtarë si pasojë e goditjes gabimisht të një prej anijeve luftarake të vendit.