Se specat përbëjnë pothuajse çdo vakt të ushqimeve në vendin tonë, kuptohet edhe në bazë të sasisë së tyre që importohet në Kosovë.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se gjatë muajve janar-shtator të këtij viti, janë importuar specat në vlerë prej 6 milionë e 500 mijë euro.
Sipas këtyre të dhënave janë gjithsej 25 vende nga të cilat ka ardhur kjo sasi e specave, që nga Shqipëria deri në Kinë e Afrikë Jugore.
Vetëm nga shteti fqinj, Shqipëria janë importuar speca në vlerë 1 milion e 820 euro, ndërsa nga shteti tjetër fqinj, Maqedonia e Veriut, është importuar sasi e ngjashme e specave me gjithsej 1 milion e 721 mijë euro.
Pavarësisht importit, Kosova ka eksportuar një sasi nga ky produkt, gjatë muajve janar-shtator të këtij viti vlera e sasisë së eksportuar arrin në 1 milionë euro.
Ndërsa vendet që ishin destinacion i këtij produkti, janë vendet e rajonit, Italia, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Mbretëria e Bashkua etj, ku sasia më e madhe është eksportuar në Zvicër me gjithsej 58 mijë e 700 euro.
Eksporti i specave është rritur gjatë dy muajve të fundit, në gusht dhe shtator Kosova ka eskportuar speca në vlerë afër 700 mijë euro ose saktësisht 691 mijë euro.
Ndryshe vitin që lamë pas Kosova ka shënuar rritje të eksportit. Gjatë 2018’ës shteti ynë ka eksportuar produkte në vlerë mbi 300 milionë euro në krahasim me vitin 2017 ku kishte eksportuar produkte në vlerë 289 milionë euro.
Sipas këtyre të dhënave eksporti ka shënuar rritje për 4.2 përqind./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post