Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home TOP Lajme

Iljaz Ramajli kujton momentet e nënshkrimit të Deklaratës së 2 korrikut të vitit 1990 (Video)

July 17, 2019
0
SHARES
2
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Janë bërë 29 vite që nga nënshkrimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Që nga ajo kohë Kosova ka bërë ndryshime të shumta, duke u bë shtet i pavarur.

Për të përkujtuar atë kohë, nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, njëherësh njëri nga delegatët e nënshkrimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, Iljaz Ramajli, ka rrëfyer për Telegrafin momentet interesante të asaj kohe.

Ai ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ka ardhur si vullnet i popullit të Kosovës për një pozitë të re kushtetuese.

“Kanë kaluar 29 vite nga 2 korriku i vitit 1990, por për mua dhe shokët e mi delegatë të kësaj përbërje të Kuvendit, kujtimet janë të freskëta ende. Kjo nga shkaku se ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme, që ka përcaktuar të ardhmen kushtetuese juridike dhe rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. Përveç që ka pasur lëvizje të mëdha në tërë Kosovën, tubime të pandërprera të qytetarëve që shpreheshin se Kosova duhet të ketë pavarësinë e saj, kjo ndërlidhet edhe me ngjarjet në ish-Jugosllavi ku jepeshin shenjat e para për dezintegrimin e saj. Ne si Kuvend duke e përcjell vullnetin unanim të popullit të Kosovës të shprehur për një pozitë të re kushtetuese juridike, e nxorëm deklaratën kushtetuese më 2 korrik 1990”, ka thënë ai.

Sipas tij, këtë deklaratë e kanë nënshkruar 111 delegatë dhe se deklarata ishte e përpunuar nga Akademia e Shkencave.

“Në mbledhje kanë marr pjesë 111 delegatë që e kanë nënshkruar deklaratën. Të njëjtit kanë marrë pjesë edhe në mbledhjen e Kaçanikut dhe në tri mbledhje tjera të Kuvendit që janë mbajtur në ekzil. Deklarata Kushtetuese fillimisht ishte përpunuar nga Akademia e Shkencave e cila e publikoi një dokument më 24 qershor, dhe ajo ishte bazë që më vonë e nxori Kuvendi deklaratën Kushtetuese. Pra nuk ishte veprim i pakoordinuar i Kuvendit”, është shprehur ai.

Ramajli ndër të tjera në këtë intervistë ka thënë se ka pasur bashkim të partive politike për Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

“Ka pasur bashkim absolut dhe shprehje të vullnetit. Edhe partitë politike edhe ne si Kuvend jemi mbështetur në kërkesat gjithë-popullore që janë shprehur në tubime anekënd Kosovës. Nuk ka qenë gjë e bërë jashtë vullnetit të qytetarëve. Atëherë ka ekzistuar rreziku permanent jo vetëm të humbim çdo gjë që kishim sa i përket rrafshit kushtetues juridik, por ishte rrezikuar edhe substanca fizike e popullit në Kosovë. Ajo i ka bërë të gjithë njerëzit në Kosovë edhe partitë politike edhe Kuvendin që të bashkohen rreth një qëllimi që të dalin nga zgjedha e Serbisë”, është shprehur ai duke shtuar se Kuvendi tani vepron sipas rregullave të tjera.

“Tani është diçka tjetër, jemi vend i pavarur, Kuvendi vepron sipas rregullave të reja, është një sistem partiak i instaluar dhe ka shumë parti. Andaj është e natyrshme të ketë interesa të caktuara rreth çështjeve të ndryshme. Mendoj se partitë politike duhet më tepër të mundohen që për çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare të jenë unike që t’i realizojnë ato”, ka deklaruar ai.

I pyetur për pozitën e Kosovës tani, ai ka thënë se udhëheqësit e Kosovës duhet të harmonizojnë interesat që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës.

“Ne jemi shtet sovran i pavarur, nuk na kanë njohur të gjitha vendet, ndër to edhe pesë vendet anëtare të BE-së, gjë kjo e cila po na paraqet telashe të inkuadrohemi në organizata ndërkombëtare. Do të ishte rrumbullaksim i njohjes ndërkombëtare me pranimin në organizata të huaja. Po ashtu jemi në fazë delikate në bisedimet me Serbinë. Mendoj që udhëheqësit e Kosovës e kanë të vështirë aq sa e kemi pasur ne, por duhet të harmonizojnë interesat tona që të ruhen kufijtë e shtetit të Kosovës, dhe të balancojnë me interesat e lojtarëve tjerë rreth Kosovës por edhe të faktorit ndërkombëtar që sa më mirë t’i shfrytëzojmë për realizimin e qëllimeve tona”, ka thënë ai.

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.