Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Historia e spiunit sovjetik në Pallatin Mbretëror/ Elisabetës ia fshehën për 10 vjet!

January 15, 2025
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në mediat britanike ka tërhequr vëmendje zbulimi i një rrjeti të spiunëve sovjetikë gjatë Luftës së Ftohtë që kishin depërtuar deri në nivelet më të larta të establishmentit. Kjo ka dalë nga deklasifikimi i dokumenteve të shërbimeve sekrete të Londrës. Ajo që ka rënë më shumë në sy është se Mbretëresha Elizabeth ishte mbajtur e painformuar për gati një dekadë se kuratori i pikturave të Pallatit Buckingham, historiani i artit Anthony Blunt, ishte në fakt një agjent i Kremlinit.

Blunt ishte i ashtuquajturi “njeriu i katërt” i Cambridge Five (së bashku me Kim Philby, Donald Maclean, Guy Burgess dhe John Cairncross), të gjithë të rekrutuar në vitet 1930 në universitetin e famshëm anglez. Ata konsideroheshin si idealistë të rinj, në disa raste, panë Bashkimin Sovjetik si të vetmen mburojë kundër fashizmit, por edhe mercenarë të pastër në raste të tjera. Ky ishte infiltrimi më i madh sovjetik në Perëndim, një turpërim për Londrën kur gjithçka doli në dritë.
Në rastin e Blunt, Pallti Mbretëror zgjodhi të mbulonte gjithçka në vend që të pranonte se tentakulat e Kremlinit kishin arritur deri në shtëpinë mbretërore. Ai ishte emëruar kurator i koleksionit të pikturave të Pallatit Buckingham nga Mbreti Xhorxh VI, babai i Elizabetës, në vitin 1945. Por në vitet 1950, pas demaskimit të anëtarëve të tjerë të rrjetit të spiunazhit, dyshimet për të kishin filluar të qarkullonin. Megjithatë, vetëm në vitin 1964, pas marrjes në pyetje, Blunt pranoi se ishte agjent i Moskës.

True Story of Anthony Blunt, Queen Elizabeth's Art Curator & Russian Spy

Por më pas ndodhi e pabesueshmja: për të shmangur një skandal që përfshinte monarkinë, historiani i artit u mbajt në vendin e tij dhe gjithçka u kalua në heshtje. Mbi të gjitha, u vendos që për këtë të mos informohej as Elizabeth. Vetëm sekretari i saj privat Martin Charteris dhe zëvendësi i tij e dinin të vërtetën. Sekretari shpjegoi se “t’i thuash mbretëreshës gjithçka nuk do t’i sillte asnjë avantazh dhe vetëm do t’i shtonte shqetësimet e saj”. Kështu Elizabeth, e pavetëdijshme për atë që kishte ndodhur vazhdoi të takohej me Blunt, edhe pse sipas Charteris kjo ndodhte rrallë.

MI5 documents: Late Queen was not told that Anthony Blunt was Cambridge spy  for a decade

Vetëm në vitin 1973 Mbretëresha u informua për sekretin. Mesa duket, Elizabeta ka reaguar me shumë qetësi dhe pa u habitur shumë, edhe për shkak se ka thënë se ishte informuar më parë “në terma të përgjithshëm”. Por një informim i plotë erdhi vetëm atëherë, një vit pasi Blunt kishte dalë në pension në heshtje, në moshën 65-vjeçare, pasi kishte arritur kufirin e moshës.

Edhe kryeministri i asaj kohe, Alec Douglas-Home, nuk ishte informuar për rrëfimin e Blunt të vitit 1964. Vetëm në vitin 1979 Margaret Thatcher zbuloi të gjithë historinë në Parlament dhe denoncoi bashkëpunimin e një institucioni të vjetër që ajo e urrente.
Blunt vdiq në Londër në vitin 1983, në moshën 75-vjeçare, pasi iu hoq titulli Sir. Historia e tij është gjithashtu në qendër të një prej episodeve të serialit “The Crown”, por vetëm tani është zbuluar se për të mbrojtur kurorën ata kishin zgjedhur të gënjenin edhe mbretëreshën.

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.