Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala është deklaruar pas shkarkimit të djalit të tij nga pozita e konsullit, krejt kjo erdhi nga U.D presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani shfuqizoi një dekret për djalin e tij, Flakronin Shalën, i cili ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe u cilësua si hakmarrje politike e Vjosa Osmanit ndaj Haxhi Shalës dhe të tjerëve.
Shala tha se gjithkush që punon kundër rinisë për të janë fundërrina, ku edhe vet e quajti Osmanin para pak dite me këtë emër.
“Gjithkush që punon kundër rinisë, për mua janë fundërrina – edhe nëse jam unë. Gjithkush që merr një hap kundër rinisë së shkolluar, për mua është fundërrina më e madhe e këtij vendi”, tha Shala.
Deputeti Shala tha se me krenari e mbron djalin e tij dhe çdo të ri tjetër që ka kryer fakultetin dhe magjistraturën në kohë rekorde.
“Me krenari e mbroj sot djalin tim, jo që është i imi, por çdo të ri i cili ka arritur të kryejë fakultetin dhe magjistraturën në afate rekorde duke shfrytëzuar edhe bursën e atij shteti ku është shkolluar, unë ia heqi kapelën”, tha Shala.
Shala tha se kjo ishte hakmarrje politike dhe bëri bujë mediatike vetëm pse ishte djali i tij.
“Mendoj që për këtë lajm është bërë kaq bujë, pasi është djali im. Ka qenë hakmarrje politike ndaj meje. Fatkeqësisht, unë jam në politikë dhe mendjet e krisura në Kosovë, thonë që s’bon me qenë djali i një politikani në këtë pozitë”, është shprehur Shala.