Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj e ka vlerësuar tejet të rëndësishme vizitën e kryediplomatit grek, Nikos Dendias në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se pavarësisht pse Greqia është në mesin e shteteve që nuk e njohin Kosovën, në mes Kosovës dhe Greqisë është duke u ndërtuar një themel i fuqishëm i bashkëpunimit, i cili shkon drejt aspiratës për njohje.
“Greqia është shtet i BE’së, shtet i rajonit, përkundër që ka qenë një shtet mosnjohës, në mesin e shteteve mosnjohësve, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit, kjo vizitë është një sinjal i mirë se marrëdhëniet tona po thellohen. Po ndërtohet një themel i fuqishëm në ndërtimin e aspiratës tonë që shkon drejt njohjes, besoj që sot gjatë ditës do të kemi kohë dhe mundësi që bashkë me ministrin të diskutojmë edhe modalitetet dhe fushat që do të mund të punonim bashkë”, ka thënë Haradinaj, e cila ka folur për agjendën e ministrit të Jashtëm grek.
“Do të ketë një agjendë protokollare, si e kërkon vizita zyrtare, do të takojë kryeministrin parlamentaren, presidenti nuk është në vend sic e dini”, ka thënë ajo.