Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi – Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.
Ai tha se 20 vjet nga vdekja e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, po të njejtën ditë u formua Ushtria e Kosovës. Ai tha se lufta e lavdishme triumfoi 20 vjet më vonë dhe iu kthye ndera Shqipërisë.
“Ne pas asaj ditës së dhimbshme kur 41 të bijve dhe bijave kanë ra për një ditë, për një kohë të shkurtër, për liri, lufta jonë triumfojë dhe 20 më vonë u kthye ditë më ditë u kthye ndera e Shqipërisë, të zgjedhurit e Kuvendit votuan Ushtrinë e Kosovës. Mujë Krasniqi vetë ka marrë vendim për të hyrë në vija të luftës. Jam thellë i bindur se kemi me ecë hapa përpara para miqve tanë, sa herë që të mendojnë ku jemi ne kemi me qenë përpara tyre. Këto fjalë janë me meritë me i fol në ditën e Mujës dhe bashkëluftëtarëve”, tha Haradinaj.
Kryeministri në dorëheqje nga kjo akademi përkujtimore iu kundërpërgjigj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në lidhje me mohimin e masakrës së Reçakut.
Haradinaj tha se Vuçiqi nuk mund ta mohojë faktin që këta djem të UÇK-së e përzënë atë dhe kolegët e tij nga Kosova.
“Vuçiqi edhe kolegët e tij Vulini e të tjerë e mohojnë Reçakun, por një gjë s’munden ta mohojnë se djemtë e UÇK-së e kanë përzënë prej Kosove, edhe Milloshin edhe Vuçiqin, këtë s’mundet me mohu se dikur ka qenë këtu ka ndejtë këmbëkryq, e dimë krejt kush ka ndejtë në Grand, le që s’ka me mujt me u kthy më, por ne kemi me u forcu si popull, kush të mundohet me e thy shqiptarin le të mëson pak nga historia”, tha ai.
Discussion about this post