Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
“Gjykata konform rregullave të kodit penal dhe procedures penale të akuzuari Pal Lekaj i shqipton dënim 3 vite e 8 muaj burg i cili dënim do të ekzekutohet në momentin kur akgjykimi bëhet i formës së prerë. Po ashtu të akuazurit Pal Lekaj i shqipton dënim plotësues konform nenit 65 në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj burg, dalimi i funksionit publik në administratë publike”, tha gjyqtarja Nimani.