Kryetari i Partisë FJALA ka hedhur vrerë mbi kryeministrin në ardhje, Abin Kurtin i cli sot ka cakërruar gotat e venës, ndërsa Shqipëria po shembej nga termetet, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë se politikanët kosovarë do të duhej të ndjenin më shumë gjendjen në Shqipëri.
“Albin, ti sot ke fyer mbarë kombin shqiptar e në veçanti Shqipërinë. Ti sot ke ngre dolli, ndërsa shqiptarët mbyteshin nën gërmadha” ka thënë Dr. Gëzim Kelmendi.
Shkrimi i tij i plotë:
Shqipëria po rënkon, shqipëtarët po qajnë, po luten dhe po vuajnë nga pasojat e tërmeteve të sotme, ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti cakërron gotat në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë manifestim morrën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm Behxhet Pacolli dhe të tjerë. Por për këta të fundit nuk e di a kanë cakërruar gotat a jo?!
Kjo vërtetë është e rëndë dhe e ulët, me cakërru gota në ditën e tragjedisë kombëtare!
I nderuar Albin Kurti, nuk jam i edukuar të ofendoj dhe fyej dikënd, por edhe nëse ndonjëherë do të më kishin tradhëtuar emocionet dhe me të fy dhe ofendu, nuk kisha mundur ma shumë se sa kjo sjellja e jote që sot ti ke ofenduar popullin shqipëtar në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti.
Gëzim Kelmendi
Discussion about this post