Dhuna në familje në Francë sa shkon e rritet. Francezët janë treguar se nuk janë aspak tolerant ndaj grave. Aktivistët pohojnë se në Francë mbi 130 gra këtë vit kanë vdekur si pasojë e dhunës në familje, transmeton Gazeta Mejdani.
Një studim i Bashkimit Evropin tregon se në Francë shkalla e dhunës në familje është më lartë se në vendet tjera anëtare. Aktivistët tërheqin vëmendjen e kombit për problemin të cilin presidenti Emmanuel Macron e quajti “turpi francez”.
Muret e ndërtesave në qytetet franceze janë mbushur me posterë me emrat e viktimave nga dhuna në familje. Qindra njerëz marshuan rrugëve të qytetit pas çdo rasti të ri të vdekjes.
Dy vite pasi Macron në fushatën parazgjedhore potencoi se do të zgjidh problemin, Qeveria e Francës ka filluar të veprojë.
Qeveria të hënën do të publikojë masat që pritet të përfshijnë sekuestrimin e armëve të zjarrit nga të dyshuarit dhe t’i japin prioritet trajnimit policor dhe formalisht të njohin “dhunën psikologjike” si formë e dhunës në familje./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post