Kryeministri francez, Jean Castex, ka bërë të ditur se bllokimi i koronavirusit të ri (COVID-19) do të hiqet që nga 15 dhjetori dhe do të zëvendësohet nga një shtetrrethim gjatë orëve të natës, respektivisht nga ora 8 e pasdites deri në orën 6 të mëngjesit.
Masa e re është për shkak të rasteve dhe shtrimeve në spital, numri i të cilëve nuk ka të ngjarë se po ulet pavarësisht se francezët janë në një izolim të dytë që nga 30 tetori.
Që nga e marta, banorët e Francës do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre gjatë ditës pa një vërtetim. Dokumenti do të jetë i nevojshëm gjatë orëve të shtetrrethimit nëse dikush duhet të largohet nga shtëpia për një arsye specifike. Përjashtime do të bëhen për nevoja profesionale dhe mjekësore ose në rastet e kujdesit për nevojat familjare.
Shtetrrethimi do të hiqet në prag të Krishtlindjes, por do të kthehet në zbatim në prag të Vitit të Ri.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, i cili po ashtu ishte i pranishëm në konferencën për media të kryeministrit, tha se 100 mijë oficerë të policisë do të patrullojnë rrugëve atë natë për të zbatuar masën.
Shtëpitë e filmave, muzetë dhe teatrot do të qëndrojnë të mbyllura për tre javët e ardhshme, ashtu si edhe restorantet, baret dhe kafenetë deri në rihapjen e tyre tashmë të planifikuar për më 20 janar.
Franca po përballet me një valë të dytë të koronavirusit me numra në rënie gjatë javëve të fundit, por me një intensitet të ngadaltë. Së fundmi, vendi raportoi 13.750 raste të reja nga 14.595 të raportuara një ditë më parë. Infeksionet totale që nga shpërthimi ka shkuar në 2.337.966.
Viktimat po ashtu shënuan rritje me 297 vdekje të reja, duke shkuar në gjithsej 56.940. gjithsej 1.118 pacientë të prekur nga virusi janë në kujdes intensiv, me një rënie prej 17 pacientësh brenda 24 orëve të fundit.
Shkalla e rasteve pozitive në Francë mbetet e qëndrueshme në 6,4 për qind.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, në konferencën për media po ashtu njoftoi se nga 14 dhjetori operacionet e monitorimit masiv do të fillojnë në komuna të caktuara në të gjithë vendin. Qytetet Le Havre, Charleville-Mezieres, Rouaix dhe Saint-Etienne kanë arritur te qeveria për mbështetje, tha Veran, pasi nivelet e infeksionet shënuan rritje./AA/