Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Intervista

Fitorja e Albin Kurtit, eveniment kombëtar që frikëson Serbinë!

November 13, 2019
33
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Spartak Ngjela

Indervistë ekskluzive me avokatin dhe publicistin, Spartak Ngjela

Avokati dhe Publicisti Spartak Ngjela, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, deklaroi se shqiptarët mbijetuan nga një konspiracion 180 vjeçar kundër tyre.

Me një fjalë, pavarësia e Kosovës sipas Ngjelës, është triumf historik.

Më tej, Ngjela, tha se fitorja e Albin Kurtit në Kosovë, është eveniment kombëtar. Por, do të varet se si do të ndërtojë politikën kryeministri i ri.

Sipas tij, ajo që e dallon në këto momente politike është mendimi im se, serbët e kanë frikë.

Ai, tha se kur kundërshtari të ka frikë , t`i je një hap përpara tij në politikë.

“Bota sot”: Në ç’gjendje është sot sipas jush bota mbarë shqiptare, e kam fjalën si për andej e si për këndej?

Spartak Ngjela: Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në një progres kombëtar që tani, pas pavarësisë së Kosovës, është kthyer në një proces të pakthyeshëm. Me pavarësinë e Kosovës, ka filluar realisht “hakmarrja historike” e popullit shqiptar kundër padrejtësive historike kundër tij. Shqiptarët mbijetuan nga një konspiracion 180 vjeçar kundër tyre, dhe tani janë drejt triumfit historik. Janë dy shtete shqiptarë në Ballkan, dhe Maqedonia e Veriut po shkon drejt shtetit të tretë shqiptar.

“Bota sot”: Po a kanë pengesa shqiptarët drejt unifikimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Spartak Ngjela: Po. Sigurisht që kanë.

“Bota sot”: Cilat janë ato?

Spartak Ngjela: Është Beogradi, Moska si pengesa politike parësore, por bashkë me politikën serbe dhe ruse kundër shqiptarëve, janë dhe të shiturit shqiptarë në politikat e larta në Tiranë dhe në Prishtinë e Shkup, që shkojnë në unison me politikën ruso-serbe kundër zhvillimit real të botës shqiptare, e gjitha në trojet e saj mijëravjeçare.

“Bota sot”: Po a do ta ndalojnë dot këta, të gjithë bashkë, këtë rast të lumë për historinë e shqiptarëve?

Spartak Ngjela: Jo. Të gjithë bashkë e kanë krejt të pamundur. Sepse sot, politika e madhe perëndimore është me shqiptarët. Politika është forcë, dhe forca amerikane sot është me shqiptarët. Kjo mjafton për ta kuptuar se progresi shqiptar në Ballkanin Perëndimor është i pandashëm.

“Bota sot”: Si do ta përshkruanit fitoren e Albin Kurtit në Kosovë?

Spartak Ngjela: Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë, është eveniment kombëtar. Por do të varet se si do të ndërtojë politikën kryeministri i ri. Ajo që dallon në këto momente politike është mendimi im se, serbët e kanë frikë. Kur kundërshtari të ka frikë , ti je një hap përpara tij në politikë. E di Kurti këtë? Nëse nuk e di, le ta mësojë: unë jam i sigurt që politika serbe e ka frikë. Aspekti i dytë është patriotizmi i drejtpërdrejtë që ai shfaq. Patriotizmi shqiptar ka qenë dhe mbetet të jetë guxim. Është e vështirë të jesh patriot shqiptar dhe të drejtosh politikën. Por, kjo shfaqje e Albin Kurti, është risi. Edhe Ramush Haradinaj e ka pasur, por jo deri këtu. Patriotizmi shqiptare është stigmatizuar nga jashtë dhe nga brenda Shqipërisë. Jashtë, sidomos nga Athina dhe Beogradi politika patriotike është quajtur Shqipëri e Madhe. Kurse brenda Shqipërisë dhe Kosovës është luftuar si regres për kohën. Në fakt, të brendshmit janë të shiturit, ndërsa të jashtmit, duan të evokojnë skemën fashistë të Luftës së Dytë Botërore.

“Bota sot”: Çfarë duhet patur parasysh në këtë rast kryeministri në ardhje, Albin Kurti?

Spartak Ngjela: Kryeministri Kurti duhet të ndjekë politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, dhe të flasë hapur për bashkimin ekonomik Shqipëri-Kosovë; për një reformë të përbashkët arsimore, për ngritjen e menjëherëshme të nivelit të shkollës shqiptare, dhe për një universitet shqiptar të cilësisë së lartë perëndimore. Kriza aktuale në arsimin shqiptar, është e financuar nga Beogradi me njerëzit e vet në drejtimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për dialogun Kosovë – Serbi?

Spartak Ngjela: Është i paqartë. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ecë nën presioni antiserb të politikës amerikanë. Amerikanët duhet të detyrojnë politikën serbe të pranojë të vërtetën historike. Ajo që kërkon politika serbe është falsitet i historisë.

“Bota sot”: A ka vdekur çështja e shkëmbimit të territoreve sipas jush?

Spartak Ngjela: Ishte një shëmtim historik që e sollën qarqet e errëta antishqiptare brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Tani ka vdekur.

“Bota sot”: A duhet të këtë kujdes Kosova nga diplomacia serbe?

Spartak Ngjela: Jo, diplomacia serbe është e trashë. Kërkon të vërtetojë falsitetin. Prandaj është e vdekur në Amerikë dhe në Gjermani. Me kaq mbaron logjika.

“Bota sot”: A jeni pro bashkimit kombëtar të Shqipërisë me Kosovën. Nëse po përse po dhe natyrisht nëse jo përse jo?

Spartak Ngjela: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një tendencë historikë në progres të hapur dhe nuk mund të ndalet. Arsyeja e parë është fakti historik se çlirimi i Kosovës është vepër direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja e dytë është fakti që Kosova u shpall shtet i pavarur me proklamimin e presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, dhe u njoh nga 99 përqind e Perëndimit të lartë . Arsyeja e tretë është fakti që Kosova ka qenë vend që ka mbijetuar nga patriotizmi shqiptar dhe nga shqiptarizma. Arsyeja e katërt është fakti i proamerikanizmit të 97 përqind të shqiptarëve të Ballkanit Perëndimor, dhe aleancës shqiptaro- amerikane për Ballkanin Perëndimor.

“Bota sot”: Si janë raportet Kosovë-Shqipëri aktualisht?

Spartak Ngjela: Nuk janë aty ku duhej të ishin. Pengesa kryesore ka qenë politika e dyshimtë e qeverive në Tiranë dhe në Prishtinë. Ardhja e frymës së re Kurti-Osmani në Prishtinë, nuk ka trembur vetëm Beogradin politik, por edhe Tiranën politike. Kjo është arsyeja që çështja do të progredojë realisht. Presioni Kurti kundrejt kryeministrit shqiptar, për të arritur ato që thamë më lart, duhet të jetë e hapur dhe e drejtpërdrejtë.

“Bota sot”: Në Kosovë, mbas zgjedhjeve të tetorit, ndodhi ndryshimi. Në fakt, një ndryshim të cilën e ka provuar dhe Shqipëria pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste. Si është Shqipëria pas ardhjes në pushtet të Ramës? Është më mirë jetesa në Shqipëri pas 2013-tës?

Spartak Ngjela: Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim. Antikombtarizmi shqiptar vijon thuajse njëlloj si ai i periudhës 2005-2013. Por, për ato që shpreha, pas ardhjes së Kurtit në Prishtinë, kryeministri shqiptar është i trembur sikurse edhe presidenti i Serbisë. Kjo do sjellë risi në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, drejt zhvillimit integral dysh tetëror.

“Bota sot”: Çfarë nuk bëri Shqipëria që mori refuzimin nga BE-ja për hajen e negociatave.

Spartak Ngjela: Vetoja e presidentit Francës Macron ishte në unison me Moskën, kundër politikës amerikane dhe gjermane në Ballkanin Perëndimor. Nuk kishte lidhje fare me gjendjen në Shqipëri. E patë sesi Macron nuk dha asnjë arsye për veton e tij? Domethënë që fsheh diçka. E pra, çfarë fsheh? Përkrahjen e politikës ruse, sigurisht.

Share33Tweet

Related Posts

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025
Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.