Të gjithë ata që sado pak i kanë përcjell ngjarjet politike në vend lehtësisht mund ta kuptojnë se si erdhëm në një situatë që ta kemi një Gjykatë Speciale një etnike e krijuar vetëm për ta gjykuar luftën e UÇK-së që fillet e kësaj gjykate nuk ishte as viti 2015 dhe as vetëm raporti i Dick Martyt por fillet i kishte qysh nga viti 1999.
Shkruan: Arton Muhaxheri
Asgjë rastësisht nuk ka ndodhur ishin vite të tëra pas lufte që subjekte politike dhe individë me të kaluar të dyshimtë brenda dhe jashtë Kosovës nxjerrnin mllef për UÇK-në, njerëzit dhe luftën e saj.
Nëse kthehemi në retrospektiv e kuptojmë se si LDK ka përgatitur terrenin që të ndodh një Gjykatë Ndërkombëtare; fillimisht e nisi me sulme ndaj UÇK-së që me rolin viktimizues u mundua ta deimunizoj duke ia faturuar të gjitha vrasjet e natarëve të saj ushtarëve të UÇK-së, sikur nuk u mjaftua me kaq LDK vazhdonte të mos i besonte drejtësisë kosovare sepse e quante të kapur edhe pse ajo ishte pjese e pushtetit disa mandate, por ishte strategji e LDK-së ta godas edhe UÇK-në por edhe sistemin e drejtësisë për ti krijuar gjithnje e me shumë hapsirë mundesisë për tu krijuar një Gjykatë Ndërkombëtare.
Vitet ecnin dhe sulmet ndaj UÇK-së nuk u ndalen as nga LDK por as nga pjesëtarë të UDB-së në Kosovë të cilët tashme kishin zënë pozicione të rëndësishme në institucionet e Kosovës.
Pas disa viteve LDK vazhdoj në heshtje të punoj kundër njerëzve të UÇK-së derisa doli në skenë Lëvizja Vetëvendosje e cila me format e saj linçuese dhe propaganduese sulmoj njerëzit e UÇK-së të cilët tashmë kishin edhe pozicione shtetërore.
Ndryshe nga LDK, Lëvizja Vetëvendosje ishte më kujdesshme ajo nuk u mor me UÇK-në por linçoi dhe propagandoj njerëzit kryesor të UÇK-së duke ju referuar me emra si individe siç është Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që i quanin kriminelë të luftës dhe kriminelë të paqes.
Sikur nuk mjaftoj e gjitha kjo për ta njollosur UÇK-në doli edhe raporti i Dick Marty një raport i krijuar mbi gënjeshtra dhe trillime që fatkeqësisht gjeti edhe mbështetje tek disa shqipfolës.
Gjuajtje pas gjuajtje për vite me radhë kundër UÇK-së erdhi momenti kur duhej të krijohet Gjykata Speciale e cila do të merrej me krimet e supozuara gjatë luftës në Kosovë që dyshohej ti kenë bërë pjesëtarët e UÇK-së kjo gjithnjë bazuar në raportin e trilluar të Dick Marty.
Derisa në mes presionesh votohet Gjykata Speciale nga Kuvendi i Kosovës dhe kur mendohej se kjo Gjykatë nuk do të ndikohet nga politika ndodhi e kundërta, prokuror të kësaj Gjykate për qëllime krejtësisht politike dhe jashtë kodit etik dhe duke mos përfillur asnjë procedurë ngriti aktakuzë të pakonfirmuar për dy lider të UÇK-së, Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin, ndërsa sot fatkeqësisht ka zëra që thonë mos i lidhni këta dy persona me UÇK-në sepse po akuzohen si individe dhe kjo po tingëllon tepër rifituese sepse këta dy persona janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi janë vetë UÇK-ja, janë vetë Kosova, janë vetë historia e re e Kosovës.
(Autori është koordinator i Partisë Demokratike të Kosovës)