Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Fetvaja dhe muftiu; pse këto dy institucione janë ndër më të rëndësishmet në Islam (I)

November 4, 2020
54
SHARES
10.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mustafa Bajrami

Nuk ka dyshim se fetvaja është njëri prej institucioneve më të rëndësishme në të Drejtën Islame. Përfaqëson zgjidhjen praktike ndaj çështjeve, pyetjeve dhe nevojave të myslimanëve. Është niveli më i lartë intelektual i vetëdijes profesionale juridike islame. Fetvaja është mendimi autoritar dhe profesional i një muftiu. Atë mund ta ushtrojë vetëm personi i autorizuar dhe me kompetenca profesionale dhe ligjore. Në të kundërtën, fetvaja është e paqëndrueshme dhe jovalide.

Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

Bota është bërë e vështirë për t’u kuptuar dhe më e vështirë për t’u pranuar. Në çdo cep të saj njerëzit ballafaqohet me rreziqe të mëdha. Sado që njeriu ka avancuar drejt zbulimit të saj, ai e ka humbur betejën me te dhe është venitur në botën që vet e ka ndërtuar. Edhe myslimanët sikur të tjerët e kanë humbur pusullën e jetës. Si asnjëherë më parë, ata po ndjejnë nevojën t’i rishqyrtojnë mundësitë e daljes nga situata ku kanë rënë. Mbase, janë të obliguar ta bëjnë këtë. Ata janë të thirrur të rivendosin rregulla adekuate për shumë segmenteve të jetës së tyre.

Myslimanët sot kanë nevojë për një qasje e re. Për një ndërhyje të formatit të ftesës së Muhamedi a.s i cili kishte rekomanduar që për çdo 100 vjet të bëhen ripërtëritje dhe rimëkëmbje të rregullave dhe mësimeve të Islamit.

Duhet reformë. Duhen ndryshime në qasje. Duhen pastrime të mësimeve islame të cilat nëpër kohë të ndryshme i mbuloi pluhuri i injorancës. Ndër rrafshet që ka nevojë serioze për “operacione”, për ndërhyrje në formën siç e kishte porositur profeti  njerëzimit, është pikërisht institucioni i fetvasë.

Në botën islame, institucionet fetare janë vënë në gjumë dhe fare pak preokupohen me gjendjen e besimtarëve të tyre. Njëjtë kështu e nëse jo më keq, janë dhe institucionet fetare islame shqiptare. Myslimanët në botë dhe shqiptarët në trojet e tyre kanë nevojë të shqyrtojnë seriozisht metodat më efikase të kohës, për studimin dhe hulumtim e burimeve bazë të mendimit islam. Dhe jo vetëm të Islamit. Fetvaja, institucion më i rëndësishëm i mendimit dhe të Drejtës Islame, është nëpërkëmbur sikur shumica e institucioneve tjerë të tij.

Fetvatë e paautorizuara dhe të pakontrolluara kanë marrë dhenë. Ato janë bërë shkaktare të rrezikut që i ka kapluar myslimanët. Janë bërë rrezik edhe për shqiptarët. Fetvatë e pakontrolluara dhe të paautorizuara, shumë herë kanë ditur të jenë nxitëse të vrasjeve të pakuptimta të mijëra njerëzve. Të tilla vazhdojnë të jenë edhe sot. Ato janë bërë shkaktare edhe e shkatërrimit të qyteteve e vendeve të tëra. Çuditërisht, fetvatë e gabueshme u treguan të suksesshme në misionin e tyre. Ato u bënë bashkëpjesëmarrëse në gjendjen kaotike që është krijuar gjithkund nëpër shoqëritë myslimane.

S’do mend se bota myslimane për një kohë të gjatë është duke u përballur me sëmurjen e injorancës fetare. Brigada të tëra njerëzish janë lëshuar pas dhënies së fetvave. Pas atyre brigadave janë rreshtuar njerëz të padijshëm e të rrezikshëm. Këta njerëz po mashtrojnë veten dhe të tjerët. Ata mendojnë se me leximin e vetëm disa artikujve në internet bëhen dijetarë. Disa nga ata qëllimshëm po promovojnë prijetarë të rrejshëm dhe mashtrues të rrezikshëm. Ka edhe të tjerë që për nevoja të ulëta meskine përhapin opinione të dëmshme.

Të padijshmit janë bërë shumicë nëpër shoqëritë myslimane. Ata që dinë kanë mbetur pak dhe ashtu të pakët ose janë strukur nëpër margjinat e jetës, ose i kanë strukur me dhunë. Edhe më të pakët kanë mbetur ata që do të duhej të merrnin guximin të ballafaqohen me gjendjen e trishtë që e ka kapluar njerëzimin. E, më tragjikja është se janë tretur thuajse fare ata që me guxim do të duhej t’i rrinin në ballë zullumqarëve, udhëheqësve mashtrues dhe atyre që po ndrydhin fjalën e mençur dhe të lirë.

Kështu, prapambeturia e madhe e popujve myslimanë si dhe akumulimi i kontradiktave dhe problemeve të shumta të cilat po prisnin zgjidhjen e nevojshme ka ndihmuar dhe ka përshpejtuar depërtimin e mendimeve të huaja dhe të dëmshme për myslimanët. Masat e gjera që ishin në presionin e problemeve të shumta, kohë pas kohe u detyruan të pranojnë zgjidhje të reja prej ngado që vinin. Të zhgënjyera nga mungesa e zgjidhjeve islame dhe të mbetura në një vakuum total kulturorë, fetarë e shpirtërorë, shoqëritë myslimane për një kohë të gjatë vendnumëruan. U krijua atmosferë steriliteti, ngufatje dhe e jetës parazite.

Në këtë kohë, natyrisht, në mungesë të frymës kreative, u paraqitën transmetime paushalle, fetva të gabueshme e sidomos imitime të verbëta. Në këtë kohë, të padijshmit i zunë pozitat udhëheqëse. Është kjo kohë kur edhe termet më të rëndësishme të Kur’anit u keqinterpretuan. “besimi”, “islami”, “durimi”, “tevekuli”, “ixhtihadi”, “kadaja”, “kaderi”, “zuhdi” , e shumë fjalë të tjera që janë bazë e dinamikës së mendimit islam, fituan kuptime të gabueshme.

Është koha për tu ndryshuar gjendja. Është koha për të lëvizur dhe për t’i mbështetur mendjendriturit, qëllimmirët dhe ata që po kërkojnë ndryshime. Përballja me injorantët dhe me zullumqarët sot është bërë farz-i-ajn, nëse deri më dje ishte vetëm farz-i-kifaje. E di se ndryshimi nuk është punë e lehtë që mund të bëhet. Ama, jam mase i sigurt se ka nevojë për ndryshime.

Në botën myslimane sot duhet të bëhet ripërtëritja e qëndrueshme e shkencës së fikhut. Duhet të bëhet një rishqyrtim i mençur i fetvave të deritanishme. Edhe në rrafshin kombëtar ka nevojë për një qasje të re ndaj kuptimit dhe peshës së fesë. Ka ardhur koha për një kuptim adekuat të fesë dhe për një ri-interpretim të domosdoshëm të fesë islame. Natyrisht, kjo nuk nënkupton se mësimet islame janë vjetruar dhe u ka dalë moda, prandaj paskësh nevojë të ripërtërihen e të adaptohen. Përkundrazi, fenë duhet shpjeguar në mënyrën më të mirë të mundshme. E ajo është, gjetja e formateve të mishërimit të saj me dinamikat e kohës dhe të vendeve ku shpjegohet e implementohet ajo.

Të jemi të qartë. Kur po flasim për nevojën e ri-interpretimit të mendimit islam, duhet të përmendim edhe faktin tjetër të hidhur sa ka pasur dhe ka ende tendenca qëllimkëqija ta shpallin Islamin fe që nuk mund t’i përshtatet kohës sonë, që nuk është e aftë të merret me dinamikat e kësaj kohe dhe se duhet bërë ndryshime në brendësinë e mendimit të saj. Këtë mund ta thonë vetëm injorantët që se kuptojnë Islamin dhe armiqtë e Islamit që s’ia donë të mirën atij. Kjo tendencë zë fill me kolonializmin e tokave myslimane dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Promovimi i idesë se Islami është vjetërsuar buron nga dy kategoritë e sipërpërmendura, jo nga njerëzit që e njohin dhe që e donë Islamin.

Është mase e domosdoshme që fetvaja dhe institucionet tjera relevante të fesë të reflektojnë frymën e ndihmesës në perceptimin e drejtë të Islamit. Fetvaja duhet të pasqyrojë aftësinë dhe qëndrimin konsekuent të Islamit ndaj dinamikave të kohës. Ky qëndrim konsekuent është ajo që quhet “vasatija”, mesi i artë që e kërkon Islami. Është koha që edhe bashkësitë islame shqiptare t’i themelojnë dhe t’i vënë në jetë zyrat adekuate për fetva.

Është koha kur bota islame po ndjenë thellë mungesën dhe nevojën e themelimit edhe të një institucioni (arsimorë) të përbashkët ku do të mësohej mënyra më efikase dhe më e drejtë e nxjerrjes dhe dhënies së fetvave. Të fetvave që përkojnë me kohën dhe dinamikat e së tanishmes.

Një gjë të tillë duhet ta bëjë sidomos Bashkësia Islame e Kosovës. Ajo nuk guxon të jetë indiferente ndaj këtyre kërkesave të kohës. Ajo duhet që urgjentisht të themelojë Departamentin e Fetvasë, të përcjellë trendet e kohës dhe posa të themelohet ai departament, të fillojë kooperimin me zyrat dhe departamentet e fetvave të shteteve tjera myslimane në botë. Duhet të nënshkruajë memorandume me institute arsimore fetare jo vetëm myslimane, por edhe të feve tjera.

Me përgjegjësinë më të madhe konstatoj se mungesa e institucionit të fetvasë pranë Bashkësisë Islame të Kosovës është njëra prej arsyeve kryesore e shtrembërimit eventual të Islamit tek ne, e paraqitjes së divergjencave të dëmshme mes nesh dhe e dhënies së mundësisë që shumëkush krye në vete të lëshojë fetva. Të gabueshme dhe të dëmshme. Këtë nuk do të duhej ta kishte lejuar Bashkësia Islame e Kosovës, dhe, meqë e ka lejuar, ajo duhet ta përmirësoj këtë gabim kaq të rrezikshëm. Është koha e fundit që Departamenti për Fetva të jetë pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sikur edhe disa departamente tjera që i mungojnë dhe që do të duhej të ishin krijuar shumë kohë më parë.

– Vazhdon –

ShareTweet

Related Posts

Sekularizmi, prejardhja e tij (Pjesa e Dytë – VIDEO)!

November 19, 2022

Risitë dhe reformat që i bëri Omeri r.a.!

October 10, 2022

Shqiptarët janë bërë popull për t’i vajtuar, ndër të fundit në botë me studime!

September 26, 2022

Të drejtën që nuk ka të drejtë ta cenojë as shteti e askush tjetër!

August 19, 2022

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

August 17, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.