Hoxha nga Tirana, Elvis Naçi nuk di të ndalur në punën e tij humanitare. Krahas ligjëratae të rreullta që i mbanë në xhaminë e tij, ai vazhdimisht organizon dhe merr pjesë nëpër aktivitete të ndryshme.
Elvis Naçi si asnjëherë më parë shihet duke i ndihmuar skamnorët dhe nevojtarët e ndryshëm të cilët kush tjetër si ndihmon, shkruan Gazeta Mejdani.
Sidomos nëpërmes emisionit televiziv ‘Shqiptarët për shqiptarët’, hoxha nga Tirana ka bërë emër dhe tani më njihet nga gjithë shqiptarët. S’do mend se ai ka gëzuar shumë zemra të vrara, duke u ndërtuar shtëpi e të tjerët duke i dërguar për shërim.
Kësaj radhe, në murin e tij në Facebook ai ka postuar një video ku shihet Nënë Tereza teksa flet për aktivitetin e saj humanitar. Video e humanistes shqiptare në murin e hoxhës jep të kuptohet se ai mbështetë dhe promovon humanizmin e Nënë Terezës. Mbase, është në të njëjtën vijë me te.
Kjo video ka thyer rekorde të mëdha në shikueshmëri.
Discussion about this post