Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që tre muaj ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion, ndonëse bisedimet e takimit ishin të shpeshta.
Tani kur LVV dhe LDK kanë deklaruar se ka lëvizje e përafrime por jo marrëveshje, ata nuk kanë treguar se për çfarë bëhet fjalë.
Mirëpo zyrtarë të LDK-së kanë treguar se të dy partitë kanë arritur marrëveshje për ministritë, postin e presidentit dhe atë të kryeparlamentarit, mirëpo është shfaqur një pengesë e “papritur”.
Sipas të njëjtëve burime, çështja e dialogut është pengesa e radhës, ku të dy partitë nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët në mënyrën e qasjes së Kosovës në dialog.
Madje, burimet thonë LDK-ja ka kërkuar që bisedimet t’i udhëheq ajo kur ta marrin postin e presidentit, nëse deri atëherë Albin Kurti nuk arrinë të bëj zgjidhje me Serbinë.