Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Ekonomia gjermane më e qëndrueshme nga sa mendohej!

September 24, 2020
13
SHARES
857
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Gjermania-Ekonomi

Pandemia Corona nuk do ta dëmtojë aq shumë ekonominë gjermane sa kriza financiare në vitin 2009. Instituti Ifo pohon se pasojat e krizës megjithatë nuk janë të vogla.

Ekonomia gjermane do të shënojë rënie gjatë këtij viti prej 5,2 %, vlerësojnë studiuesit gjerman nga Mynihu. Në rezultatet e prezantuara ditën e martë thuhet se parashikimet janë korrigjuar. Në verë mendohej se prodhimi bruto do të binte me 6,7 %, që do të ishte një rënie më e lartë se në vitin 2009, kur Gjermania pati shënuar ulje prej 5,7%. “Rënia ekonomike në Gjermani është më e vogël sesa që është menduar”, thonë ekspertët e Institutit për ekonomi Ifo. Ata janë më optimistë se qeveria gjermane, e cila ende në parashikimet e veta llogarit me një rënie prej 5,8 %.

Deutschland Calw | Naturkosmetikhersteller | Börlind (picture-alliance/dpa/M. Murat)

“Rënia ekonomike në tremujorin e dytë dhe rimëkëmbj e tanishme janë më të favorshme sesa është menduar”, thotë shefi i ekonomistëve në institutin Ifo Timo Wollmershäuser. Por rritja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm do të jetë më e ulët sesa mendohej. Instituti parashikon rritje prej 5,1 në vend të 6,4 % sa thuhej më parë. Ndërsa gjatë vitit 2022 parashikohet të ketë një plus prej 1,7%. “Pasiguria në parashikime është shumë e lartë, sepse askush nuk e di se si do të zhvillohet pandemia Corona, nëse do të ketë një Brexit pa marrëveshje dhe nëse do të ketë ndonjë luftë tregtare”, thotë Wollmershäuser.

Symbolbild Geldscheine und Mundschutz Coronavirus (Imago Images/F. Sorge)

Por recesioni ka lënë pasoja serioze. Mendohet se numri i të papunëve në Gjermani do të rritet mesatarisht nga 2,3 sa ishte vitin e kaluar në rreth 2,7 milionë në vitin 2020. Në vitin 2022 parashikohet të ketë rreth 2,5 milionë të papunë. Instituti Ifo parashikon rënie të suficitit tregtar të Gjermanisë prej 244 miliardë në 215,4 miliardë Euro. Por mendohet se suficiti në vitin 2022 do të jetë 290 miliardë Euro.

Nuk duhet të ketë veprime të pamatura

Presidenti i Ifo-s Clemens Fuest paralajmëron nga veprimet e përshpejtuara në kohën e Coronës dhe kthimin e pamenduar mirë në “zeron e zezë”, që nënkupton se Gjermania gjatë një viti nuk do të merrte borxhe të reja. Ai mendon se do të ishte gabim, nëse Gjermania kërkon një balancim tepër të shpejtë të buxhetit, pavarësisht pasojave të mundshme.

Por Fuest paralajmëron edhe për domosdoshmërinë e balancimit të buxhetit në shtigje afatmesme, sepse kjo do të ruante stabilitetin ekonomik dhe besueshmërinë ndaj politikës monetare në Gjermani, por edhe në Bashkimin Evropian.

Instituti Ifo parashikon që shteti gjerman do të jetë në minus edhe në vitin 2022. Gjatë këtij viti deficiti i shtetit do të jetë rreth 171 miliardë Euro. Në vitin 2021 parashikohet minus prej 87 miliardë, ndërsa në vitin 2022 rreth 68 miliardë Euro. Shkaku është rënia e të ardhurave nga tatimet, për shkak të krizës ekonomike në të cilën gjenden sipërmarrjet në Gjermani, por edhe paketat e ndihmave prej dhjetëra e qindra miliardë euro.

ShareTweet

Related Posts

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

July 1, 2022

Merkel ‘idiotja e dobishme’ e Putinit?

April 7, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022

Sa dëmtohen Turqia dhe Gjermania nga lufta në Ukrainë?

February 25, 2022

FSK bënë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani!

February 21, 2022

Qeveria e re gjermane me qëndrim të prerë për Open Balkan, ja çfarë mendojnë ata!

December 22, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.